SHËRBIMI INFORMATIV RUS DO TË ZHVILLOJË HETIME PËR AVIONIN SIRIAN

Shërbimi rus i informimit zyrtar, FSB deklaroj se do të filloj me hetime në lidhje me personat të cilët kanë zbuluar informatën në lidhje me kargon që transportonte avioni civil i linjave ajrore siriane që udhëtonte në linjën Moskë-Damask. Sipas lajmit të gazetës ruse “Kommersant”, hetimet në lidhje me rastin FSB-ja do ti filloj me nga institucionet përkatëse.

Sipas gazetës “Komemrsant”, e cila në mënyrë të gjerë i jep vend uljes me forcë të avionit në fjalë nga ana e avionëve luftarak turk, F-16 në aeroportin Esenboa (Esenboğa) të Ankarasë, autoritetet ruse nuk kanë ndërmend ta neglizhojnë këtë ngjarje.

Ndërkaq sipas informatave të marra nga gazeta FSB-ja do të zhvilloj hetime edhe në institucionet përkatëse për të gjetur përgjegjësit për zbulimin e informatës në lidhje me kargon e avionit sirian. Një zyrtar i qeverisë, i cili u prononcua për gazetën në fjalë duke mos dhënë emër, citohet të ketë thënë se “Forca Ajrore Turke kanë ngritur dy avion F-16 për të ndaluar avionin sirian, sepse sipas të gjitha gjasave ishin në dijeni të kargos që transportohej. Sikur të mos ishin të sigurt ata nuk do të rrezikonin”.trt/kohaislame

Artikulli paraprak171 VIKTIMA GJATË ORËVE TË FUNDIT NË SIRI
Artikulli vijuesFamiljarët e viktimave të Srebrenicës padisin shtetin e Holandës