Francë, protesta kundër martesave gay

Projektligji mbi martesat gay në Francë do të kalojë në Senat, por nëse diskutimet për të do të nisin pasditen e sotme, protestat kundër tij kanë nisur tashmë.

Ditën e enjte dhjetëra persona janë grumbulluar para selisë së Senatit, të tjerë janë paraqitur poshtë apartamentit të senatores Chantal Jouanno me thirrjet: “Është elementare, një nënë dhe një baba!”

Protesta të tjera parashikohen gjatë ditës, sidomos ato do të intensifikohen në orët e pasdites, atëherë kur do të diskutohet edhe projektligji.

Ndërkohë, në ditët e fundit është shfaqur edhe një tjetër grup kundër martesave të personave me të njëjtën gjini me emrin Hommen (një emër që frymëzohet nga grupi i femrave Femen). Këta persona vënë maska dhe manifestojnë gjysmë të zhveshur duke kërkuar tërheqjen e projektligjit./tch/kohaislame

Artikulli paraprakBE pret marrëveshjen Prishtinë – Beograd deri të marten
Artikulli vijuesPresidenti i Egjiptit Muhamed Morsi, viziton Sudanin