Shkruan: Džemaludin Latić
Duke mësuar nga të gjithë pararendësit e përmendur, me kaderin e Zotit duke shmangur disa atentate, duke nënkuptuar edhe këtë të fundit para tre ditësh, Erdogani u bë zëri dhe vullneti i miletit të madh turk dhe shpresa e tërë umetit musliman sot.
Prej kur filloi “pranvera arabe”, e cila sot, pa kurrfarë dyshimi, u ekzekutua nga qendrat e fuqishme nga Perëndimi, sidomos pas rrënimit të dhunshëm të pushtetit në mënyrë demokratike të zgjedhur në Egjipt dhe burgosjes së kryetarit Muhammed Mursiut, analistët politikë të Umetit në Republikën Turke kanë tërhequr vërejtjen se synimi i fundit i këtyre “pranverave” është destabilizimi dhe copëtimi i Turqisë, ndërsa si parakusht për këtë skenar është rrëzimi i kryetarit Rexhep Tajib Erdogan dhe të qeverisë së tij. Tentimi i përgjakshëm i grusht shtetit ushtarak në Turqi ka treguar sesa shumë hipoteza e kolegëve tanë turq ka qenë e saktë! Por, në vend që ta shkatërrojnë shpresën e fundit të Umetit tonë, Turqinë dhe miletin e tij heroik musliman, ky grusht shtet ushtarak këtë shpresë edhe më shumë e ka ndez, e ja për çfarë arsye.
Mehmet Akif Ersoji dhe Republika Islame e Turqisë
Opinioni ynë nuk e ka të njohur se lëvizja e Turqve të Rinj, të cilës i përkiste edhe Kemal Ataturku, dhe e cila lëvizje në fillim të shekullit XX ishte thuajse e parëndësishme dhe e refuzuar nga ana e Umetit musliman, krejt pa nevojë e futi Turqinë në Luftën e Parë Botërore – në mënyrë që në këtë luftë të imponohen si çlirimtar të Turqisë dhe në mënyrë që ta rrëzojnë Hilafetin. Kjo, siç është e njohur, ndodhi më tre mars të vitit 1924. Thuajse në tërësi është e panjohur që populli turk gjatë luftës, në fakt, ka luftuar për Republikën Islame të Turqisë, që Islami ishte frymëzimi lëvizës e kësaj lufte çlirimtare kundër koalicionit perëndimor (Anglia, Franca, Greqia, Rusia dhe Australia), i cili dëshironte ta shkatërrojë këtë shtet deri në fund, e pastaj të niset mbi Mekën dhe Medinën dhe ta çrrënjos Islamin nga faqja e dheut. Frymëzuesit kryesorë të kësaj lufte, si për shembull, Mehmed Akif Ersoji, komentues i Kur’anit dhe shkrimtar, autori i himnit turk, Istiklal marsi, menjëherë pasi u rrëzua hilafeti, u detyruan të ikin nga vendi i tyre. Në librin e vet Allahu është i madh autori misterioz (i cili fshihet pas pseudonimit Essad bej) përshkruan se si komandanti Kemal-pasha, me prejardhje nga Selaniku (pjesa muslimane e Greqisë), pa dyshim pasardhëses i hebrenjve andaluzian, gjatë një nate të lodhshme me dinakëri e detyroi parlamentin e ri ta fusë formulimin në nen të ri të kushtetutës së re të Republikës Turke e cila Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë së “tij” i jep autorizim të pakufizuar në administrimin e shtetit të ri. Kushtetuta e re e Republikës Turke, duke e hedhur Islamin si fenë e deriatëhershme shtetërore, në jetën politike dhe shoqërore të këtij populli ka futur ideologjinë franceze të laicizmit, për Turqinë plotësisht ideologji e panatyrshme – ideologjinë e atyre forcave evropiane kundër të cilëve populli turk dhe Kemal Pasha gjatë luftës së kaluar kanë luftuar. Me këtë ideologji si pseudo-religjion shtetëror regjimi kemalist u nis ta shtyp Islamin te populli turk: disa mijë dijetarë fetarë dhe hafizë Kur’ani janë vrarë apo burgosur, janë mbyllur të gjitha medresetë dhe teqetë, u ndalua përdorimi i alfabetit arab, e madje edhe këndimi i ezanit në gjuhën arabe; u abrogua sheriati, sikurse edhe të gjitha gjykatat sheriatike, u ndalua hixhabi dhe fesi, ndërsa dhunshëm u fut veshja evropiane; u hoq kalendari islam, i hixhretit ndërsa u fut ai gregorian, ndërsa në vend të ditës së premte, u fut dita e diell si ditë pushimi. Ideja e republikës islame të Turqisë, për të cilën luftuan qindra mijëra shehidë, ndër ta edhe nja njëzet mijë boshnjakë, me kalimin e kohës është fikur tërësisht, kurse kulti i Kemal Pashës, të mbiquajtur Ataturk (Baba të turqve) u shtri në tërë vendin në përmasa të paimagjinueshme.
Gjatë 92 viteve të kaluara populli musliman turk ka luftuar ta largojë ideologjinë kemaliste dhe t’i kthehet burimit të jetës dhe lirisë së vet – Islamit. Së pari këtë më 1950 e tentoi Adnan Menderesi, kryeministri i dashur dhe i suksesshëm, i cili e ktheu ezanin burimor në minaret turke, e të cilin gjeneral-shtabi kemalist kundërligjshëm e arrestoi, me shpejtësi e gjykoi me vdekje dhe në fshehtësi e ekzekutoi në vitin 1960. Pastaj kemi tentimet e Nexhmetin Erbakanit, gjithashtu kryeministër i suksesshëm dhe intelektual musliman – i cili veten e quante islamist dhe i cili përfaqësonte mendimin për formimin e Popujve të bashkuar Musliman, Aleancës Islame Ushtarake dhe Tregut Islam me dinarin islam si valutë të tij dhe Turgut Ozalin …. Gjatë katër grusht shteteve të deritashme ushtria kemaliste ka vrarë dhjetëra mijë turq. Po kjo ushtri ka hyrë në shtete të huaja dhe ka planifikuar dhe ekzekutuar atentate të përgjakshme duke ua përshkruar islamikëve. Kështu në mënyrë të fshehtë janë arrestuar, helmuar apo vrarë autorët islamë dhe autoritetet politikë liderë çfarë janë për shembull Seid Nursiu, Adnan Menderesi, Turgut Ozali, Muhsin Jazixhioglu, një autor i ri me emrin Yuksel e tjerë. Mehmet Akif Ersoji pjesën e mbetur të jetës e kaloi në Egjipt, kurse komenti i tij i Kur’anit, të cilin e mendoi ta publikojë më 1920, u publikua vetëm para katër viteve në Turqi. Por asnjë “islamist” turk nuk qe aq i suksesshëm sikurse nxënësi i dikurshëm i Liceut Imam-Hatib nga një lagje e Stambollit, Rexhep Tajjib Erdogani. Duke mësuar nga të gjithë pararendësit e përmendur, me kaderin e Zotit, duke shmangur disa atentate, duke llogaritur edhe këtë të fundit para tre ditësh, ai u bë zëri dhe vullneti i miletit të madh turk dhe shpresa e tërë Umetit musliman sot – kur Umeti jonë po e kthen frymën e vet, forcën e vet dhe kur fuqishëm, në dhembjet e lindjes, po del në skenën botërore.
Helmi intelektual i Lewisit: Ndalni turqit
Humbjen të cilën populli turk dhe qeveria e Erdoganit po ia shkakton gjakatarëve kemalistë dhe tradhtarëve është “dhuratë e Zotit” për këtë popull, për historinë e të cilit më shumë dinë armiqtë e Umetit tonë sesa vetë ne. Kështu për shembull, Bernard Lewis (lindur më 1916), historian dhe orientalist anglezo-amerikan, me prejardhje nga Bosfori, mentor i Huntingtonit dhe Fukujamës dhe autor i librit më helmues, me titull “The Roots of Muslim Rage” – Rrënjët e mllefit musliman”, popullin turk e akuzon për “oborrin e përgjakshëm të Islamit”, duke pohuar se ky popull më së gjeri e përhapi territorin e Dar’ul-Islamit dhe ka dhënë më së shumti gazi dhe shehidë për këtë fe. Teza e Lewisit është shumë e qartë: Që të ndalet Islami, së pari duhet të ndalen turqit! – Ai dhe propagandistët e tij të “famshëm” kthimin e Turqisë në Islam – me braktisjen e ideologjisë laiciste – e kanë përcaktuar si konflikt me qytetërimin perëndimor dhe shtysë të ri të solidaritetit dhe bashkimit të botës muslimane. Derisa deviza politike kemaliste ka qenë: vetëm turku për turkun është vëlla, deviza politike e Seid Nursiut – Menderesit – Erbakanit – Ozalit – Erdoganit është: Muslimani për muslimanin është vëlla, kurse Islami është rruga jonë; derisa Mustafa Kemali Islamin e ka quajtur “religjion arab të cilin e ka themeluar Muhammedi”, dhe i cili nuk ka forcë për t’i bashkuar popujt muslimanë të nacionaliteteve të ndryshme (shih shkrimin e tij Medeni Bilgiler – Mësimet nga qytetërimet), duke e bazuar politikën e vet në nacionalizmin turk, Turqia e re e Rexhep Tajib Erdoganit politikën e vet e bazon në identitetin islam dhe trashëgiminë turke osmane e cila ka zgjatur plot 625 vjet (1299-1924). Në këtë politikë identitetet nacionale nuk zhduken por mbindërtohen.
Haxhi Tajjib Erdogani: lideri turk islam
Këtë herë grusht shteti ushtarak në Turqi nuk pati sukses me kaderin e Zotit, e jo për atë se është planifikuar dobët. Porositësit e tij, planifikuesit dhe aktorët, duke nxituar ta ndalojnë Turqinë dhe Umetin ta shtyjnë në greminën afatgjate, vetëm e kanë “përshkruar” atë që para katër viteve e kanë punuar në Egjipt: sionisti John Kerry me ditë të tëra ka gumëzhuar rreth Turqisë sikur dikur rreth Egjiptit me vigjilencë duke përcjellë zhvillimin e ngjarjeve; puçistët kanë ndërprerë lidhjet komunikuese dhe kanë uzurpuar televizionin nacional dhe disa tjera dhe kanë okupuar aeroportin; pritej arrestimi apo vrasja e kryetarit Erdogan. Kombi – sikur edhe tërë Umeti – ishte në shok – derisa nuk u shfaq Kryetari. Me qëndrimin e tij gjakftohtë dhe të guximshëm, pa dyshim i përgatitur për këtë situatë, në koordinim me qeverinë, ai e shpëtoi vendin e vet nga gjakderdhja shumë më e madhe, por edhe nga e ardhmja e zezë.
Pas këtij akti të tradhtisë së madhe, Turqia, populli i tij dhe Umeti janë bërë më të fortë sesa kurdoherë: Tash Turqia fuqishëm dhe përfundimisht do të mund të lirohet nga barra e vet më e rëndë: konceptit laicist të shtetit dhe të keqes së nacionalizmit dhe shirkut, ndërsa me këtë çlirim, ky vend më lehtë do ta fusë sistemin presidencial, pas së cilës më me lehtësi do të zgjidhen problemet e mëdha në rrugën e zhvillimit të vet edhe më të madh: problemi kurd, çështja e refugjatëve, Qipro, çështja e terrorizimit…, e pastaj edhe heshtjet e popujve me të cilët Turqia ndanë fenë dhe historinë e njëjtë: palestinezët, tatarët e Krimesë, boshnjakët, ujgurët, sirianët… Fitorja ndaj puçistëve do t’i frymëzojë edhe muslimanët egjiptianë t’i largojnë gjakatarët e vet në uniforma ushtarake nga pushteti dhe ta lirojnë inshallah kryetarin Muhammed Mursi. Kthimi i Egjiptit në koalicion të muslimanëve sunit – kjo do të jetë një hap deri në synimin e Umetit tonë që përfundimisht të lirohet nga robëria nën rrethanat, regjimet dhe ideologjitë joislame.
Fet’hullah Gyleni: maska që po bie
Pas humbjes se puçistëve kemalistë, tash edhe pohimet e kryetarit Erdogan për politikën tradhtare të Fet’hullah Gylenit janë shumë më bindëse. Akuza e Gylenit se kryetari Erdogan “ka mundur të inskenojë” këtë grusht shtet që të forcohet në pozitë përfundimisht zbulon që ky dijetar i frytshëm dhe i mirë ka synime të këqija politike dhe se ai mbetet rreziku më i madh për stabilitetin e rrethanave në Turqi dhe zhvillimin e saj, e, nga pozicioni i këtij teksti, edhe për Umetin tonë. Gyleni është lodër në duar të kemalistëve rigid, të cilët atë moti e kanë dërguar në Amerikë dhe të J. Kerrit, sekretarit gjeneral të administratës së Obamës. Në këtë lojë kundër interesave të Umetit tonë janë mashtruar me miliona muslimanë turq dhe të tjerë, ndër ta edhe autori i këtij teksti. Por, faleminderit Zotit, tash maskat ranë, “erdhi e vërteta, kurse gënjeshtrat ranë”. Mbetet çështja e raportit të mëtejmë të Turqisë dhe Perëndimit, sidomos të raportit të tij me Amerikën. Pasi ashpërsimi i këtyre raporteve përndryshe të tendosura, do të mund të shkonin për koke të muslimanëve të cilët jetojnë në Perëndim, sidomos boshnjakëve, shpresojmë se lideri islam Erdogani në mënyrë diplomatike do t’i shtyjë, mbase edhe detyrojë vendet Perëndimore ta ndryshojnë politikën antiumetiane dhe marrëdhëniet e Turqinë dhe botën muslimane t’i ndërtojnë në baza të reja: për të mirën tonë dhe të tyre.
(The Bosnia Times)
http://thebosniatimes.ba/clanak/4995
Përktheu: Nexhat Ibrahimi /zeriisilam/