UNESCO: Paralajmërim për krizë globale në arsim

Raporti i UNESCO-s “Arsim për të Gjithë” paralajmëron për krizën globale në arsim.

Sa më tepër afrohet viti 2015 bëhet edhe më e qartë se qëllimet që i ka vënë vetes komuniteti ndërkombëtar në fushën e arsimit me sa duket nuk do të arrihen deri atëherë. Raporti i UNESCO-s “Arsim për të Gjithë” që u paraqit të mërkurën në kryeqyteti etiopian Adis Abeba tregon qartë që 57 milion fëmijë në mbarë botën nuk shkojnë në shkollë. 774 milionë të rritur në mbarë botën janë analfabetë. Të prekura më shpesh janë gratë dhe vajzat në zonat rurale dhe në vendet në zhvillim./bs/kohaislame

Artikulli paraprakPalestinezët ofrojnë kompromis për tërheqjen e trupave izraelite
Artikulli vijuesValë e re të ftohti në Jug të SHBA-së, autoritetet të papërgatitura