Studentët e dy drejtimeve, Infermieri dhe Mami, të Fakultetit të Mjekësisë, nuk e kanë ndjekur asnjë ligjëratë profesionale këtë semestër, pasi që stafit të angazhuar (asistentëve) u janë shkëputur kontratat e punës nga Rektorati i UP-së.
Bëhet fjalë për së paku 30 kontrata të shkëputura të personelit që thirrej si staf akademik, por që kishte të kryer vetëm studime bazike (bachelor}
E shkëputja e këtyre kontratave ka nxitur debat të fortë ditëve të fundit.
Rektorati vazhdon ta mbështesë vendimin e vet në ligjshmëri dhe Statut, të cilat precizojnë kushtet e punësimit si staf akademik në Universitet.
Kriter themelor është përfundimi me notë të lartë, mbi 8.00 i studimeve të nivelit master dhe vijimi i studimeve të doktoraturës.
Por, një pjesë e këtyre ish-asistentëve janë ankuar në Inspektoratin e Punës, i cili ka sjellë një vendim kontrovers me pritjet e tyre.kohaislame