Ura e Rakovinës në përdorim, me gjithë rreziqet

Ura në fshatin Rakovinë, e cila lidh Gjakovën, Klinën dhe Prishtinën është duke rrezikuar seriozisht banorët e kësaj ane.

Kjo urë, e cila është shembur gjatë shirave të rrëmbyeshëm, të cilët ranë gjatë mesit të muajit mars, është pothuajse e pakalueshme. Por banorët thonë se janë të detyruar ta përdorin pasi nuk kanë rrugë alternative tjetër.

Pavarësisht se kjo urë është e rrezikshme për t’u kaluar, përveç vendosjes së disa shenjave, aty nuk shihen pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj, i ka thënë KTV-së nëpërmjet telefonit se policia ka njoftuar qytetarët që nga momenti i dëmtimit të urës për rrezikun permanent nëse tentohet të kalohet dhe një kalim i tillë ishte ndaluar me kohë.

Ndërkaq, zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës kanë thënë se FKS-ja do të ndërtojë një urë të përkohshme të metalit kah mesi i muajit mars. Kjo ministri do ta rikonstruktojë këtë urë në tërësi pas uljes së nivelit të ujit, rikonstruktim ky i cili do të kushtojë më shumë se 100 mijë euro.kohaislame

Artikulli paraprakSiri: Arrin në 78 persona bilanci i të vdekurve ndër të cilët 16 fëmijë
Artikulli vijuesNgjarja në Istog, shpëton fëmija si nëpër filma