Organizata e Kombeve të Bashkuara njoftoi se me miliona njerëz në Afrikë vuajnë nga uria dhe nga thatësira.
Fenomeni klimatik El Ninio ka përballur Afrikën me thatësirë dhe kjo ka bërë që 14 milion njerëz të vuajnë nga uria dhe varfëria.
Kjo organizatë ka paralajmëruar përkeqësimin e situatës në muajin mars dhe prill në Afrikë dhe thotë se është e nevojshme shtimi i ndihmave humanitare për banorët në Afrikën e jugut.
Artrin kazin drejtori rajonal i programit botëror të ushqimit pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Zambia thotë se ky vend është një prej burimeve kryesore të plotësimit të nevojave për drithëra dhe grurë por për shkak të kushteve klimatike dhe thatësirë jo vetëm Zambia do të përballet me mungesa por kjo përbën rrezik serioz për vendet e tjera të rajonit.