• Largoje atë të keqe që të vjen nëpër mend, nëse nuk e bën ajo do të të kthehet në një mendim; atëherë largoje atë mendim, nëse nuk e bën ai do të bëhet një dëshirë; atëherë luftoje atë, nëse nuk e bën, ajo do të shndërrohet në një qëllim dhe pasion; e nëse nuk e largon atëherë ajo do të kthehet në një veprim; nëse nuk i kundërvihesh shpejt me një veprim të kundërt (veprim të mirë), atëherë ajo do të të bëhet një zakon, e atëherë do ta kesh të vështirë të largohesh prej saj.
• Atij që nuk i bëjnë sytë dobi, as veshët nuk i bëjnë dobi.
• Ndërmjet Allahut dhe njeriut ka një perde, po ashtu, edhe ndërmjet njeriut dhe njerëzve të tjerë ka një tjetër perde. Ai që gris perden që ka ndërmjet tij dhe Zotit, edhe Zoti do t’i grisë atij perden që ka ndërmjet tij dhe njerëzve.
• Njeriu ka një Zot, të Cilin do ta takojë dhe një shtëpi në të cilën do të banojë. Ndaj duhet që ai të kënaqë Zotin e tij, para se ta takojë, dhe ndërtojë shtëpinë e tij, para se të banojë.
• Humbja e kohës është më e shtrenjtë sesa vdekja, sepse humbja e kohës të largon nga Allahu dhe bota tjetër, ndërsa vdekja të largon nga kjo botë dhe njerëzit e saj.
• Fitimi më i madh në këtë botë është ta preokuposh veten në çdo kohë me atë çka është më parësore dhe më e dobishme për ty në botën tjetër.
• Si mund të jetë i mençur një njeri, i cili e ka shitur Xhenetin dhe çfarë ka në të për një orë të vetme kënaqësie të kësaj bote?!
• Nëse dija do të kishte dobi pa punën, atëherë Allahu nuk do t’i kishte qortuar rabinët (priftërinjtë jehudë) dhe nëse do kishte dobi puna pa sinqeritet, atëherë Allahu nuk kishte për t’i qortuar hipokritët.
El – Feuaid – Ibn Kajim el Xheuzije