Ushtarët izraelitë në Bregun Perëndimor rrënojnë barakat dhe çadrat palestineze

 Ushtarët izraelitë në verilindje të Bregut Perëndimor shkatërruan një numër të madh të barakave dhe tri tenda që i përkisnin palestinezëve, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Sipas dëshmitarëve okularë, trupat izraelite të shoqëruara me buldozerë hynë në vendin Ain Karzaliya ku rrëzuan një numër të madh të këtyre barakave dhe tri tenda, me prtendimin e ndërtimeve pa leje. Ushtarët izraelitë vitin e kaluar në të njëjtën zonë katër herë i shkatërruan shtëpitë e palestinezëve.
 
Në anën tjetër, buldozerët izraelitë hynë në qytetin Khan Yunis në jug të Gazës ku shkaktuan dëme të mëdha në kulturat bujqësore. Pala izraelite nuk është prononcuar zyrtarisht në lidhje me këto ngjarje.
 
Kombet e Bashkuara në janar të këtij viti akuzuan autoritetet izraelite se në janar ilegalisht shkatërruan 77 shtëpi të palestinezëve në Jerusalemin Lindor dhe në Bregun Perëndimor.
 
Izraeli thotë se rrënimet bëhen për shkak se ndërtesat nuk posedojnë lejet e nevojshme të ndërtimit, ndërsa palestinezët dhe grupet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut thonë se aplikimet për leje të ndërtimit zakonisht refuzohen, ku për këtë arsye shumë palestinezë detyrohen që të ndërtojnë shtëpitë pa leje.
Artikulli paraprakRojet bregdetare italiane shpëtojnë rreth 1.000 emigrantë pranë Sicilisë
Artikulli vijuesAutoritetet egjiptiane njoftojnë se do të konfiskohen pasuritë e lëvizjes Hamas