Rojet bregdetare italiane shpëtojnë rreth 1.000 emigrantë pranë Sicilisë

Rojet bregdetare italiane në ditët e fundit kanë shpëtuar rreth 1.000 emigrantë në pjesën jugore të vendit në disa aksione të shpëtimit të anijeve, ndërkohë që dhjetë persona kanë humbur jetën, transmeton Anadolu Agency (AA).
 
Nga shërbimi bregdetar njoftuan se me ndihmë të tre anijeve mallrash në jug të Sicilisë kanë shpëtuar 941 persona në shtatë operacione të ndara të nisura të martën. Emigrantët ishin në pesë barka motorike dhe dy anije më të mëdha nga të cilat një ishte përmbysur.
 
Qindra, nganjëherë dhe mijëra emigrantë në javë për shkak të konflikteve dhe papunësisë në vendet e tyre, përgjatë rrugëve ujore përpiqen të kalojnë në Itali. Nga rojet bregdetare të Italisë pretendojnë se shumica prej tyre vijnë nga Siria, Palestina, Libia, Tunizia dhe Afrika subsahariane.  
Artikulli paraprakAutoritetet kolumbiane konfiskojnë një anije kineze që transportonte 100 ton barut për në Kubë
Artikulli vijuesUshtarët izraelitë në Bregun Perëndimor rrënojnë barakat dhe çadrat palestineze