Ushtria amerikane me uniforma të padukshme

Ushtria amerikane është duke krijuar uniforma të padukshme për ushtarët e saj.

Ushtria ka kërkuar nga prodhues të ndryshëm që të krijojë uniformën e padukshme dhe shpreson që prototipin e parë ta testojë brenda 18 muajve.
 
Raportohet se kjo uniformë do t’i përshtatet çdo terreni, që nga shkretëtirat e deri te xhunglat – në çdo temperaturë.
 
Amerikanët kanë bërë kërkesë që kompanitë të krijojnë uniformë të ngjashme me lëkurën e kameleonit që ka mundësi të ndërrohet në bazë të natyrës në të cilën ndodhet, raporton Daily Mail.
 
Kontraktuesit do të demonstrojnë produktin e tyre në gjashtë muajt e parë të programit ndërsa ato që pranohen do të duhet të dorëzojnë 10 prototipa për tu testuar, transmeton Koha.net.
 
Uniformat duhet të jenë funksionale nga të gjitha anët dhe duhet të jenë të lehta 0.45 kilogramë dhe të funksionojnë së paku 8 orë të operacioneve ushtarake.kohaislame
Artikulli paraprakDisa të vrarë në Zvicër
Artikulli vijuesMüller-Enbergs: „KGB merrte shumë dhe jepte pak“