Ushtria irakiane ka marrë nën kontroll 12 fshatra në jug dhe perëndim të Mosulit nga organizata terroriste DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga komanda e operacioneve të koordinuara, thuhet se forcat e sigurisë kanë marrë kontrollin e 12 fshatrave në jug dhe perëndim të qytetit të Mosulit.
Nga ana tjetër Xhebbar Hasan, një zyrtar i ushtrisë irakiane, ka thënë për AA se forcat militare Hashdi Shabi kanë marrë nën kontroll disa rrugë në perëndim të Mosulit nga DEASH-i.