Forcat izraelite të sigurisë gjatë mbrëmjes së kaluar në rajonin e disa qyteteve të Bregut Perëndimor kanë hyrë nëpër shtëpitë private duke arrestuar 18 palestinezë.
Siç njoftoi ushtria izraelite, bastisje dhe arrestime janë kryer në rajonin e qyteteve Jenin, Tulkerm, Nablus, Ramallah, Betlehem i Hebron.
Në kumtesë thuhet se palestinezët janë arrestuar nën dyshimin se “kanë marrë pjesë në aktivitete ilegale”.
Ushtria izraelite në rajonin e Bregut të okupuar Perëndimor dhe Jerusalemit Lindor ka zbatuar bastisje në të cilat nën akuza të ndryshme arrestojnë popullatën lokale.
Sipas të dhënave të Komisionit palestinez për qytetarë të arrestuar, vetëm vitin e kaluar ushtria izraelite arrestoi 6 mijë e 830 palestinezë.