EZANI E CMEND AKTORIN HOLLIVUDIAN LIAM NEESON

Aktori hollivudian Liam Neeson po mendon të heqë dorë nga besimi katolik për t’u kthyer në një musliman.

59-vjeçari tregon se lutjet islamike i kanë hyrë në zemër gjatë qëndrimit në Stamboll për realizimin e disa xhirimeve.

“Thirrja për lutje ndodhte pesë herë në ditë dhe gjatë javës së parë kjo gjë të çmendte, por më vonë jo vetëm që mësoheshe me këtë frymë, por të dukej si gjëja më e bukur e në botë! Atje kishte 4 mijë Xhami nëpër qytet.

Disa prej tyre janë vërtetë mahnitëse dhe me të vërtetë kam filluar të mendoj të kthehem në një musliman.”

Liam është rritur në Irlandën e Veriut në një familje të devotshme katolike dhe ai u pagëzua me emrin e priftit lokal. Por aktori, gruaja e të cilit, Natasha Richardson, vdiq në moshën 45-vjeçare gjatë një aksident skiimi në 2009-ën, ka folur edhe më parë rreth sfidave me besimin e tij.

Ai është shprehur, “Unë jam edukuar si një katolik, por mendoj se secili nga ne pyet veten në mënyrë të pavetëdijshme se çfarë jemi duke bërë në këtë planet? Vazhdimisht lexoj libra mbi Zotin apo mungesën e tij dhe ateizmin…”

Duket se vizita e tij e fundit në qytetin turk e ka bërë t’i ndizet sërish besimi në Zot!.kohaislame

Artikulli paraprakPse gjermanët po Islamizohen?
Artikulli vijuesUshtria izraelite ndalon anijen që është nisur drejt Gazës