Ushtrimet fizike riparojnë trurin e dëmtuar nga alkoli

Praktika e ushtrimeve fizike mund të jetë një metodë tërheqëse terapeutike për t’u larguar nga varësia e alkoolit.

Sipas një studimi nga qendra Neuroscience Boulder, aktiviteti i rregullt fizik si ecja, xhiro me biçikletë, mund të kompensojë deri në një farë mase dëmin e shkaktuar nga alkooli në tru.

Këto studime janë përqendruar tek 60 persona (37 burra dhe 23 gra) tregojnë se praktikimi i rregullt i një sporti shoqërohet me një reduktim të lezioneve të masës së bardhë për shkak të alkoolit. Lënda e bardhë përbëhet nga një tufë qelizash nervore, të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në komunikimin midis zonave të ndryshme të trurit.

Pas një analize të trurit të pjesëmarrësve, studiuesit arritën në përfundimin se personat që praktikonin në mënyrë intensive një sport, kanë më pak alternime të lëndës së bardhë.

Rezultatet tregojnë se praktika e ushtrimeve fizike mund të jetë një metodë tërheqëse terapeutike për t’u larguar nga varësia e alkoolit. /albeu/kohaislame

Artikulli paraprakMjalti mjekon dhe pastron lëkurën
Artikulli vijuesDisa truke kundër çrregullimit të gjumit