Ushtrinë dhe policinë serbe e kontrollojnë të “dëshmuarit” në Kosovë

Jashtë rregullave demokratike që kontrolli i forcës t’i lihet opozitës, Partia Përparimtare e presidentit serb Tomisllav Nikoliq, si më e madhja në Këshillin për mbrojtjen dhe sigurinë e Serbisë, ka përfshirë edhe gjeneralin e kompromituar Momir Stojanoviq, dikur kryeshef i Agjencisë Ushtarake të Sigurisë.

Stojanoviq, operativist në Kosovë gjatë viteve ‘90, në debatet parlamentare menjëherë është prezantuar si kundërshtar i ndryshimeve të 5 tetorit në Serbi dhe aksionit “Sabla” (Shpata) gjatë arrestimeve për përzierje në atentatin kundër kryeministrit Zoran Gjingjiq, transmeton QIK-u shkrimin e gazetës “Blic”.
Sipas gazetës, këshilli, puna e të cilit është që parlamenti merret me ushtrinë dhe policinë, të zbatojë kontrollin demokratik të institucioneve të cilat nuk janë reformuar sa duhet për shkak të kundërshtimit të shërbimeve të sigurisë dhe shtresimeve të errëta nga e kaluara, plotësisht është në duart e partive qeverisëse.
Në mesin e katër anëtarëve të Këshillit nga Partia Përparimtare është edhe Milovan Drecun, gazetar i dikurshëm i RTS, cili në fund të viteve ‘80 dhe 90 është dalluar me “raporte patriotike” për separatizmin në Kosovë, pohon gazeta.
Gjenerali i pensionuar Stojanoviq në krye Agjencisë ushtarake të sigurisë ka trashëguar mentorin e tij Aca Tomiq, i cili ndenji një muaj e gjysmë në burg gjatë aksionit “Sabla”, ndërsa mbeti në krye të shërbimit githnjë derisa në një intervistë zbuloi sesi sipunët serbë ishin infiltruar në të gjitha organizatat e Kosovës të cilat kishin për qëllim “krijimin e Shqipërisë së madhe:”.
“Aspiratat separatiste të shqiptarëve dhe muslimanëve në Sanxhak deri më sot kanë mbetur një nga preokupimet kryesore publike të gjeneralit Stojanoviq.
Gjatë debatit në parlament më 26 korrik me rastin e debatit për ekspozenë e mandatarit, Stojanoviq dënoi aksionin “Sabla” dhe “ndryshimet e 5 tetorit”,duke thënë se “për të gjitha të këqijat në këtë vend fajtore janë ndryshimet e 5 tetorit dhe ata që kanë ardhur mbi dallgët e ndryshimeve të 5 tetorit”./Indeskonline/kohaislame

Artikulli paraprakApple, kompania më e vlefshme e historisë!
Artikulli vijuesNumri i baktereve në gojë është më i madh sesa numri i njerëzve në tokë