Vaji i peshkut forcon veshkat

Personat që vuajnë nga diabeti mund të mbështeten në efektet e dobishme të vajit të peshkut për të ruajtur shëndetin e veshkave.

Diabeti, i njohur si sëmundja e sheqerit, dëmton një varg të organeve të brendshme dhe veshkat janë në mesin e organeve më të prekura.

Tregues i funksionimit të veshëve që përdoret më së shpeshti në diagnostikim është niveli i kreatininës në serum. Nëse niveli i kreatininës është i lartë kjo tregon dëmtim të funksionit të veshkave.

Një studim i realizuar kohë më parë ka përcjellë qindra persona me diabet për një periudhë tremujore. Rezultatet kanë treguar se si konsumimi i përditshëm i katër gramë vaj peshku kishte përmirësuar dukshëm funksionimin e veshkave krahasuar me grupin kontrollues.

Artikulli paraprakSi t’i ruani ushqimet në frigorifer?
Artikulli vijuesAmerika furnizon Izraelin me avionët Ospery