Ushqime që kontribuojnë të jeni më të bukur dhe të jetoni të shëndetshëm

Hulumtime dhe publikime të shumta kanë rezultuar që të nxirrejt një listë me ushqimet të cilat janë provuar se ndihmojnë në bukurinë e njeriut. Peshku, spinaqi apo vaji i ullirit janë të gjithë në gjendje të bëjnë që lëkura jonë të duket më e bukur, ndër efektet e shuma pozitive që kanë në trupin tonë.

– Peshku: Përveçse i dobishëm për trurin, ky lloj mishi përmban edhe yndyra të dobishme dhe të padepozitueshme, të cilat ndihmojnë në zbutjen e lëkurës dhe mbajtjen e një niveli të duhur të hidracionit në të.

– Jogurti: Jogurti natyral dhe jo ai që shpesh gjejmë në supermarkete të përzierë me fruta apo çokollatë, është provuar se mund të përmirësojë ngjyrën e fytyrës dhe lëkurës sonë.

– Ushqimet e detit: Tek sepjet, karkalecat, kallamarët apo oktopodët gjenden shumë minerale të ujit të detit, shumë të dobishme për të forcuar thonjtë apo flokët. Lëkura gjithashtu përfiton.

– Drithërat: Buka apo orizi i bardhë përmbajnë shumë vitaminë B dhe hekur. Këto elementë janë të dobishëm për ndërrimin e gjakut e si rezultat, edhe për një pamje sa më të shëndetshme.

– Lajthitë dhe bajamet: Përmbajnë vitaminat A dhe E, antioksidantë që mbrojnë lëkurën nga rrezatimet e dëmshme dhe ruajnë elasticitetin e saj.

– Djathi i fortë: Si emental, parmezan apo konte përmban shumë kalcium, material që forcon dhe zbardh veçanërisht dhëmbët. Askush nuk duhet të heqë dorë nga një fetë prej 100 gramë djathë në ditë, as atëherë kur është në dietë.

– Vaji i ullirit: Në Mesdhe konsiderohet prej kohësh jo vetëm si një produkt, por edhe si një ilaç. Zëvendësimi i vajrave të tjerë me atë të ullirit, sa herë që është e mundur, mbetet i rekomandueshëm.

– Qershitë: Nuk janë vetëm shumë të shijshme, por edhe tepër të pasura me vitaminë C dhe E. Vitamina C ndihmon trupin që të prodhojë kolagjen, një substancë që ndihmon në ruajtjen e një paraqitjeje sa më të re.

– Spinaqi: Është i pasur me vitamina A, B, C, E dhe hekur. Ashtu si edhe kivi është i rekomandueshëm që të përdoret sa më shpesh që të jetë e mundur.

– Karotat: Karotat përmbajnë me shumicë beta-katoten, përbërës i cili i jep një ngjyrë aq të fuqishme të portokallinjtë. Substanca ndihmon jo vetëm sytë, por edhe lëkurën që të luftojë çdo inflamacion që mund të shfaqet.

Artikulli paraprakIzrael, lufta në Gaza ia rritë pikët Netanyahut në zgjedhje
Artikulli vijuesBimët që ndihmojnë në shërimin e syve dhe 10 sekrete për t'i ruajtur