Valixhja që të ndjek nga mbrapa

Për ata që mërziten duke tërhequr një valixhe të rëndë mespërmes aeroportit, është krijuar një valixhe e re që nuk është nevoja ta mbash në duar.

Hop është një valixhe që ndjek përdoruesit. Ajo përfaqëson gjeneratën e ardhshme të bagazheve. Valixhja përmban tre aparatura marrëse, që janë në gjendje të kapin dhe të identifikojnë sinjalet që transmetohen nga telefoni i përdoruesit.
Një kontrollues i vogël i interpreton këto sinjale duke llogaritur pozicionin e telefonit në lidhje me valixhen. I njëjti kontrollues operon rrotat me një sistem të bazuar në ajrin e kompresuar, që ndjek përdoruesit në një distancë të vazhdueshme.
Nëse humbet sinjali, përdoruesi lajmërohet nga dridhja në telefon dhe valixhja kyçet vetë.
Valixhja që lëviz vetë, është krijuar për të lehtësuar jetën e një numri të madh udhëtarësh, familjesh, personash me aftësi të kufizuar. Gjithashtu mund të kursejë të gjitha elementet që lëvizin bagazhet, si rripat transportues, karrocat, etj.
Shikoni videon për të parë si funksionon ajo./krokodili/kohaislame

Artikulli paraprakSekuestrohen 159 kg marijuanë me destinacion Athinën, kapet shqiptari
Artikulli vijuesVetëvritet emigranti në banesën e vëllait, i tha vajzës në Greqi: Do vdes