Vallë, a ka ide më humane se Islami?!

I Dërguari i Allahut s.a.v.s ka thënë: “Një grua ka hyrë në zjarr të xhehenemit për shkak se ka lidhur një mace, nuk i ka dhënë ushqim, nuk e ka lëshuar jashtë për të hëngër, derisa nuk ka cofur nga uria.” (Muslim).

Hadithi për hyrjen e gruas në zjarr, në shikim të parë na duket masë shumë e ashpër dhe rigoroze! Megjithatë, nëse analizojmë veprimin e saj, atëherë na tregon ashpërsinë e zemrës njerëzore dhe mungesën e humanitetit dhe mëshirës.

Mbyllja dhe lidhja e maces dhe lënia pa ushqim derisa vdesë, në të vërtetë është argument i vdekjes së zemrës së asaj gruaje dhe një tregues shumë i qartë se rrezet e mëshirës nuk kanë depërtuar në brendësinë e saj. Ndërsa në xhenet hyn vetëm ai që është i mëshirshëm! Allahu është i mëshirshëm vetëm ndaj të mëshirshmëve. Nëse do të ishte e mëshirshme ndaj atyre që janë në tokë, do ta mëshironte Ai që është në qiell.

Ky si dhe disa hadithe të ngjashme me këtë, janë krenaria e Islamit në fushën e vlerave humane që respektojnë çdo gjallesë dhe të cilat caktojnë shpërblimin për çdo bamirësi të bërë ndaj çdo gjëje të gjallë!

Burimi: Sahihul Muslim me koment, Shefik Kurdic

Përktheu: Islampress.info

Artikulli paraprak“Lehtësoni e mos vështirësoni!”
Artikulli vijuesFaktet numerike vërtetojnë se Kur’ani nuk është falsifikuar