Veteranët e UÇK-së protestojnë të hënën

Veteranët dhe Invalidët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të protestojnë të hënën në shenjë pakënaqësie ndaj vendimeve të Qeverisë, pasi një pjesë e tyre ende nuk i kanë marrë pensionet.

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi ka thënë se veteranët ndjehen shumë të zhgënjyer dhe janë të vendosur të protestojnë duke mos përjashtuar edhe mundësinë se protesta mund të eskalojë.

Krahas veteraneve, janë edhe mbi 1 mijë invalidë të cilët nuk po i gëzojnë pensionet e tyre. E gjithë kjo ngase nuk kanë përfunduar procedurat e tyre për t’iu lëshuar vërtetimet për të aplikuar për pension.

Artikulli paraprakRTVM-ja sivjet do harxhojë më shumë se 22 milionë euro nga parat që i merr prej qytetarëve
Artikulli vijuesKërkohet ndihmë: Ballkanit i duhet një dorë për të përballuar krizën e emigrantëve të BE-së.