Van Damme: Turqia është një vend shumë i sigurt

Në një videomesazh, të cilin e ka bërë në sheshin e xhirimit të filmit të ri, Boxer, aktori me famë botërore Van Damme thotë se Turqia është një vend i sigurt.

Ndaj tentativës së grushtit të shtetit më 15 korrik nuk ka heshtur as aktori me famë botërore Van Damme.

Në një videomesazh, të cilin e ka bërë në sheshin e xhirimit të një filmi të ri, aktori thotë se Turqia është një vend i sigurt. Van Damme shpreh dashurinë dhe besimin që ka tek Turqia

“Ndodhem në sheshin e xhirimit të filmit Boxer. Më vjen keq për këtë pamje të yllit të filmit. Në Turqi kam shumë shok dhe dua të ndaj mendimet e mia me njerëzit, në çështjen se sa e sigurt është Turqia. Mirë u dëgjofshim së shpejti. Ju përshëndes me respekt juve, vendin, familjet tuaja dhe të gjithë Turqinë”, thotë Van Damme në videon e shkurtër.

Artikulli paraprakTregim – Pendim i rrejshëm
Artikulli vijuesMyslimanët në SHBA me fushatë kundër keqkuptimeve