Deputeti qëllon Edi Ramën me ngjyrë në fytyrë

0
138

Deputeti Partisë Demokratike, Edi Paloka qëlloi me ngjyrë në fytyrë kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama gjatë seancës së Kuvendit të Shqipërisë.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka përjashtuar nga seanca deputetin demokrat pas këtij veprimi.

Kur Paloka nuk pranoi të largohet nga salla, Ruçi vendosi që të ndërpresë seancën.

Sipas PD-së qëndrimi i deputetit demokrat erdhi për shkak të talljes së vazhdueshme që Rama i bëri në seancat e kaluara.

Pamje të tjera kur deputeti Paloka gjuan kryeministrin Rama me ngjyrë

“Edi Paloka e gjuajti me ngjyrë e Edi Ramën, pasi ky e talli në mënyrë të përsëritur për shkak të mënyrës së të folurit. Gjuatja me boje është mospranim i bullizmit të ushtruar nga Kryeministri për të cilin është dëshmitar i gjithë opinion publik”, thuhet në reagimin e PD-së. /Telegrafi/