Vankovska: Një shqiptar e një maqedonas më ndihmuan t`i shpërndaj ndihmat për refugjatët

Shkup, 1 shtator- Profesoresha universitare Biljana Vankovska në profilin e saj në Facebook përshkroi ditën e shpërndarjes së ndihmave për refugjatët sirian ku dy student shqiptar dhe maqedonas i kanë ndihmuar gjatë shpërndarjes.

“ Sot pata një ndjenjë të çuditshme: dy student në studimet e paqes, student i studimeve pas diplomike dhe student, shqiptar dhe maqedonas, që janë shoqëruar gjatë kohës së një shkolle të paqes, erdhën që të më ndihmojnë për shpërndarjen e asaj që e bleva për refugjatët.

Dytë ishin të mençur, të përkushtuar dhe angazhuar. Për dallim prej tyre, profesorët në studimet e paqes me panë ashtu bardh përderisa agjitova se duhej që të ishim human.

Rrugës për në shtëpi më voziste një taksist i njohur që është besimtar i madh dhe i cili kënaqet që të më bind se e di se jam ateist. Dhe ai me bindte se për të gjitha fatkeqësitë Zoti e ka ditur se vet ai i ka dërguar.

Dhe në fund ndjehem në mënyrë skizofrene edhe mirë edhe keq, edhe me shpresë edhe pa shpresë… Por më mungon një fanar. Një fanar i madh në kërkim të njeriut”, shkroi Vankovska, transmeton zhurnal.mk

© ZHURNAL.mk
Artikulli paraprakDy të rinj shqiptar shpëtuan një plakë maqedonase në Matkë
Artikulli vijuesHoxhë Bekir Halimi – Moni be pash Allahun me ate foto se na mbyti krejt