“Varreza në det”, në kujtim të refugjatëve sirian (VIDEO)

Më se 4000 sirian, duke tentuar që të ikin nga lufta civile në vendlindjen e tyre janë mbytur në ujërat e Detit të Mesdheut, njofton Portalb.

Nga fillimi i luftës, në pranver të vitit 2011, miliona sirianë i kanë lëshuar shtëpitë e tyre për një jetë më të mirë. Por, për shumë nga ata, rruga për realizimin e ëndrrave, jo që ishte shumë e rëndë, por për disa mbaroi edhe fatale.

Në shenjë të përkrahjes dhe përkujtimit të të vdekurve, Agjencia Ndërkombëtare për Përkrahjen e Refugjatëve, është munduar që nëpërmjet një video ta kthejë vëmendjen e botës drejt këtij problemi, transmeton Portalb.

Ni video mund të shihen epitafe të improvizuara të varrezave me emrat e të mbyturve në Detin e Mesdheut, të cilët janë lundrojnë në nder të refugjatëve të vdekur. Me këtë video, kjo agjenci ka për qëllim që ta rrit përkrahjen për refugjatët dhe ta ngjajë vetëdijen te njerëzit se edhe ata meritojnë jetë dinjitoze.

Artikulli paraprakJusuf Thaçi: Artikullin e “New York Times” nuk ua solla unë, e sollën udhëheqësit e shtetit
Artikulli vijuesIzraeli drejt të djathtës ekstreme