Vatikan: Arrestohet një kardinal

Një kardinal dyshohet të ketë qëndruar prapa lëshimit në publik të një varg dokumenteve të besueshme papnore, raportojnë mediat italiane. “Një kardinal ka udhëhequr korbin”, shkruan Il Messaggero, duke iu referuar ndihmësit kryesor të Papa Benediktit XVI, Pablo Gabrielles, i cili u arrestua javën e kaluar në kuadër të skandalit “Vatileaks”, pasi në shtëpinë e tij ishin gjetur disa dokumente sekrete.

“Mendjet e vërteta janë kardinalët. Pastaj vijnë imzotit, sekretarët, dhe ata të gradave më të ulëta”, citon gazeta LA Republika një burim të sajin.
Dokumentet sekrete të publikuara nëpër mediat italiane japin hollësi për shumë çështje që kanë të bëjnë me punët në Vatikan, përfshirë problemet me taksa që ka kisha, financimin e trupave kishtarë, skandalet seksuale me të mitur dhe negociatat e vështira me rebelët tradicionalistë.
Kardinali i dyshuar Gabrielle, i cili kishte punuar në Vatikan që nga viti 2006, ishte në mesin e të përzgjedhurve të paktë që kishin qasje në selinë e Papës, u arrestua një muaj pas themelimit të një komisioni special përgjegjës për hetimin e dokumenteve të lëshuara në publik./BS/kohaislame

Artikulli paraprakKuvajt, Topi: Do rriten investimet ekonomike kuvajtiane në vendin tonë
Artikulli vijuesGoogle paralajmëron: Pastroni PC ose mbeteni pa internet