NATO sfidon Rusinë: Nis operacionin më të madh që prej Luftës së Ftohtë

NATO ka nisur në brigjet italiane një stërvitje ushtarake për t’i dërguar një sinjal Rusisë: Jemi edhe ne!“Trident Juncture 2015”, operacioni i NATOS ka nisur në aeroportin italian të Trapanit dhe janë të pranishëme deh trupa spanjolle dhe portugeze. Bëhet fjalë për një operacion që do të zgjasë deri në 6 nëntor.

Më i madhe që prej përfundimit të Luftës së Ftohtë. Objektivi i NATO-s është që të monitorojë edhe lëvizjet e Rusisë në Mesdhe. I pranishëm do të jetë edhe gjenerali amerikan Breedlove, duke dhënë një sinjal se NATO është nën këmbët e Amerikës. Amerikanët e kanë cilësuar “jetik” këtë operacion dhe një “test për t’u mbrojtur nga sulmet terroriste”. Por realisht synimi është tjetërkund.

Stërvitja ushtarake ka në përbërje 36 mijë trupa të vendeve të NATO-së dhe 7 vendeve partnere, 150 forca ajrore ku shumica janë avionë bombardues, 3 luftanije, dhe 60 anije më të vogla, 7 nëndetëse etj. Pra një arsenal që do të mjaftonte për të pushtuar një vend.

Sipas analistëve ushtarakë në Itali opeacioni bëhet për të verifikuar kapacitetin e përgjigjes së NATO-s ndaj kërcënimeve në frontin lindor, por realisht ata do të bëjnë një monitorim të trupave detare ruse që po përqëdrojnë forcar në Kaliningrad në Detin e Zi dhe në Mesdhe.

Artikulli paraprakVatikani demanton zërat se Papa Francesku është me kancer
Artikulli vijuesLe Pen në gjyq për deklaratat anti-Islam