“Ku Klux Klan” i vuri flakën një vajze në SHBA

Vajza njëzetvjeçare, me prejardhje afroamerikane, i ka mbijetuar një sulmi në Louisiana të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kurse policisë i ka deklaruar se atë e kishin sulmuar tre persona, në veturën e të cilëve ishte shkruar mbishkrimi “KKK” (Ku Klux Klan) dhe simbolet naziste dhe mesazhe fyese, transmeton CBS.
Policia e kishte gjetur 20-vjeçaren Sharmek Moffitt në verilindje të Louisiana-s të dielën në mbrëmje. Tre prej tyre i kishin vënë flakën asaj dhe kishin lënë në mes të rrugës. Vajza fatkeqe pësoi djegie të rënda në më shumë se gjysmën e trupit të saj. Policia e ka karakterizuar këtë si krim të nga motivet e urrejtjes. Vajza është shtruar në spital dhe është në gjendje kritike.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat amerikane, të cilat citojnë të ëmën e vajzës, e quajtur Sharmeka Moffit, që prej së dielës është shtruar në një spital.

“Vajza ka djegie të gradës së tretë në të dy krahët dhe plagë serioze në gjoks dhe tek këmbët. Por krahët në veçanti janë vërtet rëndë”, ka thënë Edna Moffit.

Gruaja ka përgënjeshtruar disa informacione të shtypit sipas të cilave në momentin e agresionit e bija mbante veshur një bluzë me imazhin e presidentit Barack Obama.

Ka qenë vetë viktima që ka dhënë alarmin duke telefonuar policinë, të cilës i ka thënë se ishte sulmuar nga tre persona që mbanin në kokë kapuçët karakteristikë të organizatës raciste.

Në thirrjen për ndihmë, Moffitt ka thënë se e kishin sulmuar tre meshkuj, fytyrat e të cilëve ishin fshehur me kapela të bardha. Ajo nuk mundur të identifikojë ata se të cilës racë i përkisnin sulmuesit.

Ajo i kishte deklaruar policisë se tre meshkujt e kishin lagur me një materie djegëse dhe i kishin dhënë flakën në një park në Winnsborou. Edhe pse ajo ishte në shok total, ia kishte dalë ta shuajë zjarrin me ujin e një burimi në afërsi. Në veturën e saj policia ka gjetur të shkruar një mbishkrim “KKK” dhe shumë fyese me motive raciste. Policia ende nuk ka gjetur përgjegjësit për këtë akt.

Artikulli paraprakVrasje në tentativë në Samadrexhë të Vushtrrisë
Artikulli vijuesVatikani e shtyn misionin paqësor për në Siri