Vatikani mbështet përdorimin e forcës kundër IS-it!

Vatikani ka thënë se mund të jetë i nevojshëm përdorimi i forcës për të ndaluar sulmet e militantëve të Shtetit Islamik (IS) në Lindjen e Mesme, nëse nuk gjendet një zgjidhje politike. 
Kryepeshkopi Silvano Tomasi, diplomat i lartë i Vatikanit në Kombet e Bashkuara në Gjenevë, ka thënë se xhihadistët janë duke kryer “gjenocid” dhe ata duhet të ndalohen. “Të krishterët, jazidët, shiitët, sunitët, alavitët, të gjithë janë qenie njerëzore, të drejtat e të cilëve duhet të mbrohen”, ka thënë Tomasi. Sipas tij, çdo koalicion duhet të përfshijë shtetet myslimane nga Lindja e Mesme dhe duhet të udhëhiqet nga OKB-ja, transmeton Rel.

Vatikani tradicionalisht ka kundërshtuar ndërhyrjen ushtarake në rajon. /KosovaSot
Artikulli paraprakBlackBerry sjell tabletin shumë të sigurt
Artikulli vijuesArrijnë ndihma në arqipelagun e shkatërruar nga cikloni