Polici vetëvritet me armën e shërbimit

Një efektiv policie i ka dhënë fund jetës në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke u vetëvrarë me armën e shërbimit.

Policia e Tiranës bën me dije se “rreth orës 07:00, në Pezë Helmës, në banesën e tij, dyshohet se është vetëvrarë me armën e shërbimit punonjësi i policisë, E. K, 39 vjeç”.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./oranews

Artikulli paraprakVazhdojnë luftimet në kryeqytetin e Sudanit Jugor
Artikulli vijuesPartia FJALA: Srebrenica dëshmi e terrorizmit dhe gjenocidit mbi popullin boshnjak