Kanë vazhduar edhe sot punimet në lokacionin afër liqenit në Strugë, për të cilin banorët shqiptar të qytetit thonë se po përgatitet teren për ndërtimin e një kishe. Edhe pse zyrtarisht thuhet se aty po zhvillohet aksion për pastrim, qytetarët janë të habitur se çka kërkojnë priftërinj për mbikqyrjen e këtyre punimeve. Qytetarët e Strugës, shqiptarë dhe maqedonas kërkojnë nga autoritetet të dalin me sqarim se çka po ndodh saktë në këtë vend, duke shprehur frikë se dikush po përgatit skenar të ri për futjen e urrejtjes ndëretnike, që të mbulojë skandalet politike.