Vazhdon gjykimi i 13 serbëve për masakrën e Lybeniqit

Në gjykatën speciale në Beograd po vazhdon gjykimi i 13 paramilitarëve serbë të dyshuar për masakrën e Lybeniqit të Pejës.

Dëshmitar i radhës ishte Marko Vukotiq, një ish-banor i Lubeniqit, i cili tha se të vrarët ishin fqinjtë e tij, civil të pafajshëm shqiptarë, transmeton KlanKosova.

Në mesin e më shumë se 100 të vrarëve ishin edhe shqiptarë të tjerë nga fshatrat Zahaq, Pavlan e Qyshk.
Sipas dëshmitarit, i cili shfaqi pendimin pse nuk ka mundur të shpëtojë dikë, forcat serbe i përdorën makinat e kompanisë së pastrimit për t’i larguar kufomat./kohaislame

Artikulli paraprakRasti Sekiraqa, shtyhet seanca dëgjimore
Artikulli vijuesMourinho: Na mposhtën si burrat