Vrasje në tentativë në Orllan të Podujevës

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht me thikë dy persona.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Orllan të Podujevës.

Njëri nga viktimat është duke qëndruar për tretman të mëtutjeshëm, ndërsa viktima tjetër pas marrjes së ndihmës mjekësore është liruar.

I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Artikulli paraprakNSA mbledh 200 milionë mesazhe në ditë
Artikulli vijuesVdes e plagosura me plumb qorr natën e Vitit të Ri