Vdes në burg Farid Ismaili

Një nga liderët e lëvizjes “Vëllazëria Musliman” ka vdekur të mërkurën, thonë burime nga sigurimi i burgut. Ai po mbahej në burg me shumë nga ndjekësit e idesë së kësaj lëvizje ku ata thonë se vdekja u shkaktua nga dështimi i autoriteteve për ti dhënë trajtim adekuat mjekësor.

Farid Ismail, 57 vjeç, ishte deputet gjatë kohës së presidentit Muhamed Mursi, nga lëvizja e Vëllazërisë, e cila u rrëzua me grushtet nga ushtria e udhëhequr nga Abdul Fatah al Sisi, e cila u përcolla me protesta të mëdha.

Sisi, pas ardhjes në pushtet ka ndaluar lëvizjen “Vëllezërit Musiman” dhe përkrahësit së bashku me disa nga liderët e saj i ka burgosur, ku po trajtohen në mënyrë çnjerëzore.

Faqja zyrtare e lëvzijes thonë se autoritet shtetërore nuk i kanë dhënë kujdesin e nevojshëm mjekësor nga edhe ka marrë shkakun e vdekjes së tij.

Shumë nga liderët e “Vëllazërisë Muslimane” janë arrestuar me burgim të përjetshëm. Muhamed Mursi tash së fundi i dënua me 20 vjet burg.

Një nga dijetarët u shpreh: Ai shkoi tek Zoti i Tij, me përpjeke për të mirë të njerëzisë, po si do të jetë fundi i Sisit? /KohaIslame/

Artikulli paraprakStudentët e USHT-së në vizitë familjes së Irfan Lutfiut
Artikulli vijuesPër ata që i duan nënat e tyre