Vdes një shqiptar në Mal të Zi

Kuosi Bisha, shtetas shqiptar (21) ka vdekur sot në mëngjes në një aksident trafiku që ka ndodhur në pikëkalimin kufitar ndërmjet Malit të Zi dhe Kroacisë, Debeli Brijeg – Karasoviqi, raportojnë mediat serbe.

Sipas njoftimeve të policisë malazeze, viktima së bashku me dy bashkëkombës ishte duke udhëtuar me “Fijat Punto”, me regjistrim të Italisë, dhe i cili vinte nga Kroacia.
“Fijati” për shkaqe të panjohura ka dalur nga rruga dhe është ndeshur me një shtyllë.

Viktima në gjendje të rëndë është dërguar në spital, në Meljine, por nuk ka mundur të përballojë plagët e marra në aksident,dhe ka ndërruar jetë diku rreth orës 12 , ndërsa bashkudhëtarët e tij janë jashtë rrezikut për jetën.kohaislame

Artikulli paraprakGjysmë-vëllai narkoman i Obamas, jeton në geto të Najrobit
Artikulli vijuesKosova e bllokuar