Gjysmë-vëllai narkoman i Obamas, jeton në geto të Najrobit

Në periferinë e varfër të Najrobit të Kenisë, jeton njeriu që quhet George Hussein Obama, e i cili është gjysma-vëllai i presidentit amerikan, Barak Obama.

Barack dhe George kanë babanë e njëjtë. Barack u lind në Havai nga martesa e dytë. George ishte fëmija i gruas së katërt të babait të përbashkët, ndërsa ka lindur në Keni.

George është pajtuar që detajet për jetën të tij të shfaqen në dokumentarin pas të cilit qëndron një prej kritikëve më të ashpër të Obamas. Emri i filmit është “2016”, ndërsa për produksion është angazhuar ekipi nga filmi i njohur “Lista e Shindlerit”. Përmes tij synohet të shfaqet tmerri që i pret amerikanët nëse Obama qëndron në Shtëpinë e Bardhë deri më 2016.

Sidoqoftë, George nuk e kritikon presidentin amerikan që është pra gjysmë vëllai i tij. Kjo është ideja e autorit amerikan, Dinesh D’Souza.

George ka shkruar po ashtu edhe memoaret me titullin “Atdheu”. Ato janë botuar këtë vit, ndërsa flasin për mënyrën se si George ia ka kthyer shpinën një shkolle të mesme keniane dhe ka shkuar për të jetuar në mesin e popullsisë së varfër dhe në lagjet famëkeqe. Me pak fjalë, libri tregon se George vendosi të jetonte në një geto në Najrobi për të ndihmuar popullatën lokale, sidomos fëmijët, raporton “Daily Mail”.

“Vëllai im është lideri i vendit më të fuqishëm në botë. Këtu, në Keni, qëllimi im është që të jem lider në mesin e njerëzve më të varfër në botë”, shkruan George në librin e tij.

Por, George i ka anët e këqija. Me vite të tëra ishte i varur nga alkooli dhe droga, kështu që pakkush beson se motivet e tij për të jetuar në geto janë altruiste siç pohon ai. Pra, arsyeja pse ka jetuar aty mund të jetë fakti se në ato pjesë të varfra droga shitet më lirë dhe gjendet më lehtë.

Fakt është edhe se George e shfrytëzon namin si gjysmë-vëlla i presidentit amerikan, sepse kjo ia lehtëson mbledhjen e parave për drogë. Njerëzit interesohen për të, si i afërm i Obamas, ndërsa ai këtë takim e shfrytëzon për të marrë ca të holla.

Barack dhe George janë takuar disa herë. Barack e ka vizituar në Najrobi, disa vite pasi babai i vdiq në aksident trafiku. Herën tjetër janë takuar kur Obama, si Senator, ishte në një turni në Afrikën Lindore, më 2006.

“Ai është një frymëzim. U takuam disa herë. Kemi folur. Ne jemi vëllezër”, thotë George.

Sa i përket Presidentit, ai e përmend Georgin në autobiografinë e tij të quajtur “Bijtë e atit tim”. Aty shkruan se ka qenë një djalë i bukur, por pranon se u takuan në moshë të rritur në Keni.

George thotë se vetëm varfëria e tij është pengesë që ai dhe Barack të kanë marrëdhënie më të afërta.

“Ai ka një përgjegjësi të madhe dhe nuk ka nevojë të kujdeset për mua. Jam person i rritur. Gjithkush mendon se ai më dërgon para, por unë nuk jam lypës”, tha George dhe pastaj me një buzëqeshje pranon se megjithatë do t’i pranonte paratë që do t’ia ofronte Baracku.  /Telegrafi/kohaislame

Artikulli paraprakINDI: TË PAKTËN 41 TË VDEKUR
Artikulli vijuesVdes një shqiptar në Mal të Zi