
Vëllezërit Ramadani dhe Arben Kiqina janë liruar sot nga burgu. Të tretë këta janë dënuar me nga 30 vjet burg për vrasjen e Hamzë Hajrës dhe familjes së tij në vitin 2001.
Lajmin për lirimin e Burim dhe Arsim Ramadanit dhe Arben Kiqinës e ka konfirmuar Faton Ramadani, vëllau i të dënuarve Ramadani.
Mediat mrbëmë kanë raportuar se të dënuarit për rastin “Kiqina” janë liruar pasi që janë falur nga presidenti i Kosovës Hashim Thaci./Gazetaere/