Krimet amorale kanë vërshuar vendet e zhvilluara: FBI arreston pedofilin 64 vjeçar

Autoritetet meksikane kanë arrestuar të martën një ish-profesor universitar në Shtetet e Bashkuara, i cili është shtuar së fundi në listën e 10 personave më të kërkuar të FBI, që akuzohet për krime seksuale në Filipine.

64 vjeçari Warter Lee Williams, profesor i dikurshëm i antropologjisë dhe studimeve gjinore në Universitetin e Kalifornisë së Jugut, është arrestuar nga autoritet meksikane në resorin turistik Playa del Carmen.

Sipas FBI, Williams duke përdorur petkun akademik si mburojë, ka udhëtuar në Filipine dhe gjetiu në Azinë Jug-Lindore, ndërsa ka keqpërdorur seksualisht djem të mitur, transmeton “Evropa e Lirë”.

Byroja Federale thotë të ketë identifikuar 10 viktima të abuzimit seksual, të moshës 9-17 vjeçe. /ERL/kohaislame

Artikulli paraprakPutini nuk përjashton furnizimin e mëtejshëm me armatime për regjimin kriminal të Asadit
Artikulli vijuesKosovari që prodhon pajisje për makinerinë e KEK-ut