Vendimi i Francës për hetime në Halep, Putin anullon vizitën në Paris

Acarohen raportet ruso-francezë pas vendimit të Parisit zyrtar për të hetuar mbi krimet e ushtrisë ruse në Halep, e për pasojë anullimit të vizitës në Francë nga ana e presidentit Vladiir Putin, planifkikuar për me datë 19 tetor.

Vladimir Putin synon të vizitojë Parisin kur presidenti Hollande të ndihet më rehat për ta parë”,deklaroi më ironi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.

Më parë, ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Marc Ayrault, tha se “nëse presidenti vendos ta takojë Putin-in, kjo nuk do të jetë për të bërë shaka.”

“Ne nuk pajtohemi me atë që po bën Rusia, duke bombarduar Halepin. Franca është e angazhuar si kurrë më parë për ta shpëtuar popullsinë e Halepit”, shtoi kreu i diplomacisë franceze.

Moska sapo ka kapërcyer një krizë në raportet me Turqinë, vazhdon të ketë raporte të ftohta me sinjale tensionesh me SHBA, e tani përfshihet në krizë marrëdhëniesh edhe me Francën./tesheshi.com/

Artikulli paraprakKolumnisti gjerman Christian Stoecker shpjegon: ja pse e shkruajta “Falë Zotit që ekziston Islami”
Artikulli vijues“Mësoni të jeni shtet dhe më pas hidhni fjalë ndaj Turqisë”