Ministri turk i Mbrojtjes, Fikri Işık: “Ky vendim është një vendim politik. Greqia me këtë vendim gjithashtu ka vërtetuar se është në një rrugë të gabuar në luftën kundër terrorit dhe terrorizmit”
Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Turqisë, Fikri Işık, në lidhje me vendimin e Greqisë për mos ekstradimin ushtarakëve puçistë, ka deklaruar se “Fatkeqësisht pas gjykimit disa mujor vendimi i Gjykatës së Lartë në Greqi është një zhgënjim i plotë. Po e shpreh hapur se ky nuk është një vendim gjyqësori, ky vendim nuk është një vendim që shpërndan drejtësi. Ky vendim është një vendim politik. Greqia me këtë vendim gjithashtu ka vërtetuar se është në një rrugë të gabuar në luftën kundër terrorit dhe terrorizmit. Ajo që presim në mënyrë urgjente nga Greqia është që të rregullohet sa më parë ky vendim i gabuar dhe i padrejtë dhe ekstradimin në çdo rast të këtyre 8 personave”, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri Işık, në ceremoninë e dorëzimit të nëndetëses së shpëtimit TCG Alemdar’ın (A-582) ndaj Komandës së Forcave Detare të mbajtur në kantierin detar në rajonin Tuzla të Stambollit, ka folur për vendimin e Greqisë për mos ekstradimin në Turqi të 8 ushtarakëve puçistë të cilët u arratisën në Greqi pas tentativës për grusht shteti më 15 korrik nga organizata terroriste FETÖ.
Duke vënë në dukje se pas dështimit të tentativës për grusht shteti disa ushtarakë puçistë u arratisën jashtë vendit, Işık u shpreh se “8 nga këto u arratisën në Greqi. Çfarë është pritshmëria më e natyrshme e jona nga vendi fqinj Greqia? Që këto të ekstradohen sa më parë në Turqi, ku të dalin para gjyqësorit turk dhe nëse janë të pafajshëm të pastrohen para gjyqësorit, por nëse janë të fajshëm të marrin dënimin e merituar. Çfarë duhej të bëhej më tepër që një grup pas përfshirjes në grushtin e shtetit të konsiderohej puçistë? Çfarë ishte tjetër e nevojshme për ekstradimin e 8 personave që kanë marrë pjesë në tentativën për grusht shteti ku 248 persona ranë dëshmorë dhe 2,193 të tjerë u plagosën?”
“Ne e dimë qëndrimin e Greqisë të deri sot në çështjen e PKK-së dhe të DHKP-C. Ne e dimë se në atë periudhë ka marrë shumë vendime që kanë zhgënjyer Turqinë në lidhje me këto organizata. Greqia me këtë vendim gjithashtu ka vërtetuar se është në një rrugë të gabuar në luftën kundër terrorit dhe terrorizmit. Si Turqi ne do të vazhdojmë të jemi në ndjekje të kësaj çështjeje”, ka shtuar ndër të tjera ministri Işık.