Vendimi i Hagës: Haradinaj, Balaj dhe Brahimaj te pafajshëm

Lajmi për lirimin e Ramush Haradinajt dhe bashkëluftëtarëve të tij nga Gjykata e Hagës, ka kthyer buzëqeshjen në familjen Haradinaj në Gllogjan.

Babai i Ramush Haradinajt, Hilmi Haradinaj tha se kjo është një fitore e madhe për Kosovën dhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Edhe një herë u vërtetua lufta e pastër e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës”, tha Hilmi Haradinaj.

Të tre ata janë rigjykuar pjesërisht nën akuzën për “trajtim mizor, torturim dhe vrasje të të burgosurve” në atë që quhej kampi ushtarak i Jabllanicës, më 1998”.

Në vitin 2008, Haradinaj dhe Balaj janë liruar nga të gjitha akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndërsa i akuzuari i tretë, Brahimaj, është dënuar me gjashtë vjet heqje lirie për “trajtim mizor dhe torturim” të të burgosurve të UÇK-së.

Rigjykimi, që ka nisur më shumë se dy vjet më parë, ka ardhur si kërkesë e prokurorisë së Tribunalit të Hagës për t’i dëgjuar dëshmitë shtesë të dy dëshmitarëve “të rëndësishëm”. Sot ata u shpallën të pafajshëm.kohaislame

Artikulli paraprakDaci: Unë jam kalorës modern
Artikulli vijuesOKB – DITA E MADHE PËR STATUSIN E PALESTINËS