“Vendimi i Rusisë për tërheqje mund të ketë plane të pista”

Hoshkar në deklaratën për gazetarin e AA-së në lidhje me luftën e brendshme në Siri e cila tashmë ka mbushur 5 vite tha se kjo është një periudhë e mbushur me kujtime të hidhura

 

HATAY (AA) – Tahsin Hoshkar, përfaqësuesi për Turqinë në Brigadën Sultan Abdulhamit Han e cila lufton në Malin Turkmen (Türkmendağı) në Siri tha se e “kanë pritur me habi” vendimin e Rusisë për tërheqjen e trupave nga Siria. Ai u shpreh se ata janë të shqetësuar se në këtë mund të fshihen plane të pista, raporton Anadolu Agency (AA).

Hoshkar në deklaratën për gazetarin e AA-së në lidhje me luftën e brendshme në Siri e cila tashmë ka mbushur 5 vite tha se kjo është një periudhë e mbushur me kujtime të hidhura.

Ai vuri në dukje se pavarësisht mundësive të kufizuara ata kanë luftuar me fuqi të mëdha globale dhe të teknologjisë. “Vendosmëria e luftës për liri e cila ka nisur në mars 2011 vazhdon pa ndërprerje. Bombat mund të vrasin njerëzit por nuk mund të vrasin vendosmërinë në shpirtin tonë. Pesë vitet e kaluara në Siri janë pamje e një nga luftëra më të mëdha të qindvjeçarit të fundit”, tha Hoshkar.

Sipas tij, opozitës nuk i është ofruar asnjë ndihmë qoftë edhe sa një e dhjeta e mbështetjes ushtarake dhe financiare që i është dhënë regjimit. Ai ka mbrojtur idenë e tij se sikur opozitës ti jepej një mbështetje regjimi do të ishte rrëzuar brenda një kohe të shkurtër.

Artikulli paraprakMinistri grek: Idomeni pothuajse një kamp përqendrimi bashkëkohor
Artikulli vijuesKoreja e Veriut shkrepi dy raketa balistike