Disa media kryesore amerikane u kritikuan ashpër, sepse vendosën të mos botonin karikaturat e Charlie Hebdo. Pas atentatit në Paris shumë media publikuan vetë karikaturat e Charlie Hebdo, ndërsa të tjera zgjodhën të kundërtën. Dhe përsëri çështja, nëse mediat i botuan karikaturat apo jo, u bë pjesë e një diskutimi të gjallë. Islamofobët kritikuan disa media kryesore amerikane si New York Times, Wall Street Journal, apo agjencinë e lajmeve Associated Press, që nuk kanë publikuar menjëherë pas sulmit karikatura të profetit Muhamed, për të qenë të kujdesshëm me muslimanët, të cilët ato i konsiderojnë fyese dhe të papranueshme. Edhe CNN dhe Fox News nuk e bënë një gjë të tillë. Detyra e organizatave të mediave dhe gazetarëve është që të vlerësojnë informacionet, që i konsiderojnë relevante për vete dhe për përdoruesit e tyre. Vlera e lajmit është një nga kriteret, që përmenden shpesh në këto raste. Interesi publik është një tjetër aspekt i rëndësishëm, edhe pse më pak i përmendur. A është e domosdoshme përsëritja e njërës, apo e disa karikaturave, për të paraqitur sulmin ndaj redaksisë së Charlie Hebdo dhe sfondin e tij? E thënë me fjalë të tjera, a kanë karikaturat, që muslimanëve u duken ofenduese, vetë vlerë lajmi? Pyetja tjetër është, a është në dobi të interesit publik të publikohen vizatime, të cilat për një pjesë të shoqërisë janë të papranueshme dhe blasfemike. Natyrisht liria e shtypit u jep gazetarëve të drejtën, për të botuar informacione, edhe kur një pjesë e shoqërisë i konsideron ato ofenduese. Por kjo nuk do të thotë se gazetarët duhet të publikojnë pa nevojë informacione apo fotografi delikate, vetëm se e kanë në dorë ta bëjnë këtë. Ata duhet ta vlerësojnë, nëse mund të transmetojnë informacionet e nevojshme, pa plagosur pa nevojë ndjenjat e njerëzve.
You Might also Like
Thekse islamofobike të orientalizmit bashkëkohor
Enis Sulstarova Thekse islamofobike të orientalizmit bashkëkohor është gjithmonë perëndimi dhe jo krishtërimi që i kundërvihet…
By
69 Min Read
Emigrantët nuk kanë nevojë për lotët tona; kanë nevojë që ne mos I bëjmë ata emigrantë!
Tragjedia e mbytjes së emigrantëve nga veriu i Afrikës ka nxitur një debat të rëndësishëm…
By
4 Min Read
Dialektika e islamit politik në Kosovë
Para ekstremizmit fetar, që mund ta kaplojë Kosovën, duhet të merremi e ta…
By
13 Min Read
Ministër, pse mos ta njohin Krijuesin në shkollë?!
Jashtë shkollës besimtarë, e brenda saj ateistë! - A për këtë luftuam dhe derdhëm gjak…
By
9 Min Read
Kur teknologjia hyn në shtrat
Prej kohësh kam nisur të ndjehem gjithmonë e më shumë e bezdisur prej teknologjisë që…
By
8 Min Read
Si të mohosh gjenocidin përballë shkencës
David Rohde / Reuters Srebrenicë, Bosnjë – Përparimet shkencore në identifikimin e ADN gjatë 15 viteve…
By
11 Min Read
