Televizioni shtetëror iranian ka raportuar se nga vërshimet e shkaktuara nga të reshurat e mëdha, kanë vdekur 10 vetë në gjithë Iranin.
Në raportin e transmetuar sot theksohet se në kryeqytetin Teheran kanë humbur jetën gjashtë vetë, ndërsa katër vetë në provincën Horozgam.
Në Teheran konsiderohen të zhdukur tetë vetë, përfshirë pesë pjesëtarë të një familjeje.
Po vazhdojnë operacionet për gjetjen dhe shpëtimin e njerëzve.
Autoritetet thonë se numri në rritje i vërshimeve vdekjeprurëse është pasojë e shpyllëzimeve dhe ndërtimeve jopërkatëse afër brigjeve të lumenjve.