As biznes, as ekonomi – kryeministri finlandez ulet në tualet në aeroplan

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë nëntorit me kryeministrin e Finlandës, Juha Sipilã.

Sipas raporteve të gazetave në Finlandë, kryeministri i vendit e ka kaluar në tualet një fluturim të tërë nga Helsinki në qytetin Oulu.

Ai ishte i përfshirë në negociata të gjata për sigurimet shëndetësore, dhe të gjitha fluturimet për në qytetin ku do të shkonte me gruan, i kishte humbur.

Herët në mëngjes, Sipilã kishte arritur të hipte në një fluturim që kishte vetëm një ulëse të lirë. Atë ia ofroi gruas së tij, kurse vetë gjatë fluturimit qëndroi në tualet, transmeton koha.net.

I njëjti politikan e kishte ofruar shtëpinë e tij për refugjatët në kulmin e krizës me imigrantët nga Siria.

Artikulli paraprakIslami dhe shoqëria civile
Artikulli vijuesRritet fluksi i migrantëve në Maqedoni, hyrjet selektive