Vështrim përtej krizave aktuale

Demonstratat që shperthyen në Egjipt, u përhapën në Libi dhe më pas në vendet e tjera me shumicë myslimane, nga Pakistani në Indonezi, duke lënë gjurmë dhune dhe vdekje. Diplomatë dhe civilë u vranë, u evidentua një refuzim i dhunshëm dhe urrejtje ndaj SHBA, si dhe një rritje e vazhdueshme e tensionit. Pra në axhendë kemi një përplasje të qytetërimeve, një konflikt midis Perëndimit dhe Islamit?

Teksa kryengritjet Arabe të dy viteve të fundit, dukeshin se po shfaqnin një terësi vlerash të tilla si liria, drejtësia dhe demokracia. Sot, vala e gjerë e dhunës e ka vendosur botën Islame në pika mjaft të kundërta. Për shkak të një video islamofobike dhe raciste, myslimanët kanë braktisur papritmas të gjithë arsyet, për të shfryrë armiqësinë e tyre ndaj SHBA-së dhe qeverisë së saj (e cila nuk është përgjegjëse për videon në fjalë). Gjatë një vizite të kohëve të fundit në SHBA, intelektualë dhe gazetarë më pyetën: “ A nuk paskemi qenë të gabuar, gjatë rizgjimit Arab, duke menduar se tashmë myslimanët do të përqafojnë idelaet demokratike?”

Ajo nuk mund të përsëritet edhe pse shpesh: Përtej mbulimit mediatik që i zmadhon ngjarjet, ato që morën pjesë në demonstrata janë një pakicë e vogël. Do të kish qënë e gabuar të imagjinonim, që disa mijëra demonstrues të dhunshëm të përfaqësojnë myslimanët, kur miliona dolën në rrugë në mënyrë të disiplinuar dhe jo të dhunshëm, dukë hedhur poshtë diktaturat. Dhuna ndaj ambasadave dhe civilëve duhet të dënohet kategorikisht. Në të njëjtën kohë, ne duhet të përpiqemi të kuptojmë se pse ndodhin ngjarje të tilla. Mbi dhe përtej kuptimit të sinqertë të turpërimit të ndarë gjerësisht nga myslimanët, të cilët u ndjenë të fyer dhe të hidhëruar nga videoja, ekzistojnë çështje më të thella brenda shoqërive me shumicë myslimane, që nuk mund të mënjanohen. Gjatë pesë viteve të fundit, grupet e Selefistëve (apo Vahabistët), janë bërë shumë më të dukshëm, aktivë dhe të politizuar, pasi ata kërkojnë të luajnë një rol përcaktues për të ardhmen e vendit të tyre. Modeli Afgan-kur organizata të tilla mbështetën Muxhahidinët kundra Bashkimit Sovjetik në vitet 1990-mund të përsërisin veten e tyre në Egjipt, Tunizi, Libi, në Malin verior madje edhe në Azi. Një pakicë është kthyer, ashtu si edhe në Mali, drejt grupeve më radikale( të quajtur si Selefistë xhihadistë), por shumica e ka përfshirë vetën e saj në politikën e zakonshme, për të nxitur më shpejtësi një formë të populizmit fetar, që luan mbi emocionet, duke domonizuar perëndimin-mbi të gjitha SHBA-të dhe që aktivisht minon proçesin demokratik në Egjipt dhe Tunizi.

Selefistët ishin të parët që bënë thirrje për demonstrata, madje edhe përpara se të shpërthente dhuna. I njëjti model mund të vihet re edhe në Liban, ku Shejh Hasan Nasrallah solli mbështetësit e tij në rrugë, duke u përpjekur për të kapërcyer ndarjen midis sunitëve dhe shiitëve, duke treguar se në fund të dyja palët i janë përkushtuar Profetit Muhamed ( Paqja qoftë mbi të), dhe në të njëjtën kohë konkurronte për të kapur udhëheqjen e opozitës ndaj SHBA-ve, në mbrojtje të dinjitetit Pan-Islamik.

Ajo për të cilën ne jemi dëshmitarë, janë luftëra për pushtet dhe autoritet fetar, që do të kenë një impakt të përhershëm në të ardhmen e Lindjes së Mesme. Midis vetë Sunitëve (literalistë, reformistë, sufi) dhe mes Sunitëve dhe Shiitëve, ka ndasi të mëdha që me një shkëndijë të vetme, mund të shkaktojnë një zjarr të madh.

Një formë e re e populizmit po përdoret për mobilizimin e turmave, për ta ushqyer atë dhe për ta drejtuar zemërimin e saj. Ne duhet të kuptojmë, por pa e justifikuar dhunën, se popujt në Jug të Globit, jetët e së cilëve janë deformuar nga frustrimi politik dhe social, mund të përfshihen lehtësisht nga emocionet e papjekura. Varfëria, papunësia, korrupsioni dhe dhuna janë fati i tyre i përditshëm, kundrejt të cilit ata rezistojnë duke u përfshirë në fenë e tyre. Dhe tani, ata që e perceptojnë veten e tyre si qytetarë të previlegjuar të perëndimit, tallin besimin e tyre dhe përqeshin figurën e Profetit( Paqja qoftë mbi të)- një objekt dashurie dhe nderi.Nuk duket e vështirë për tu kuptuar, se pse grupe të caktuara janë të tunduar për të inkurajuar mbështetësit e tyre që të refuzojnë perëndimin. Gjatë polemikave të fundit në Danimarkë, Hollandë dhe SHBA, qytetarët myslimanë të këtyre vendeve shprehën druajtjen e tyre në një mënyrë të qetë dhe demokratike. Faktorët social-ekonomikë e bëjnë më të lehtë kuptimin e këtyre problemeve. Fajësimi i Myslimanëve dhe i Islamit nuk munden ta bëjnë këtë.

Ne duhet të përballemi me realitetin. Shumica e myslimanëve ne Jug të Globit kanë një imazh negativ për Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimin. Ata nuk i shprehin ndjenjat e tyre përmes demonstartave dhe dhunës (të cilat janë, e përsëris, veprimtari e pakicës), por me një mugesë të besimit të vazhdueshme dhe të të rrënjosur thellë.Shumë amerikanë janë të habitur, sepse ata besonin se i kishin përkrahur pupujt Arabë gjatë kryengritjeve të tyre të fundit. Por Arabët kanë një kujtesë të fortë dhe kendvështrim më të gjerë. Për dekada me rradhë, SHBA mbështeti dhe mbrojti diktatorët. Situata në Afganistan dhe Irak mbetet kritike. Politika amerikane ka krijuar dhe vazhdon të krijijë armiqësi të thella. Trajtimi poshtërues i të burgosurve në Abu Ghraib dhe Guantanamo Bay, i cili mbetet i hapur përpos premtimeve të Barak Obamës, është gdhendur në kujtesë. Mbështetja e përhershme dhe e njëanshme e Amerikës për Izraelin është një tjetër arsye për mungesën masive të besimit.Me çfarëdolloj iniciative me qëllim të mirë të Presidentit, Arabëve u ka ngelëur përshtypja se lobi zionist është shumë i fuqishëm dhe se miqësia shtrihet jo më larg se fjalët e bukura dhe dëshirat fanatike. Prej më shumë se 70 vitesh dhe deri tani, SHBA ka vepruar në mënyrë të njëanshme në ndjekje të interesave dhe sigurisë së saj kombëtare në Lindjen e Mesme, duke mbrojtur Izraelin pa kushte dhe duke shfrytëzuar nga ana tjetër vendet arabe dhe popujt etyre.
Politikat amerikane dhe evropiane janë të mbushura me kontradikta-të dyja janë përballur me sfida gjithnjë e më serioze.Aleatët e tyre kryesorë ekonomik rajonal mbeten Arabia Saudite, Katari dhe Bahrejni, institucionet fetare të së cilëve financojnë vetë të njëjtat organizate Selefiste që promovojnë anti-amerikanizmin në rrugët e Kajros dhe Tunizit. Me hyrjen e rajonit në epokën e tranzicionit emocionet anti-amerikane kanë arritur kulmin.

Këto emocione nuk janë asgjë e re, por bota ka ndryshuar. Aktorët e ri ekonomikë si Kina, India, Rusia, Brazili, Turqia dhe Afrika e Jugut janë duke lëvizur në tregun e Lindjes së Mesme. Me zhvendosjen e qendrës së gravitetit ekonomik Botëror, drejt lindjes, prespektivat e SHBA-së, Evropës dhe Izraelit janë asgjë por inkurajuese.
Me vështrimin përtej akteve të dhunës nga një shpurë e vogël, do ishte më mirë që administrata amerikane të këshillohet, për të shqyrtuar se përse popujt Arabë e refuzojnë atë dhe përpjekjet e saj për të zhvilluar politika rajonale më koherente dhe më të mirë balancuara.
Rreziku është i vërtetë: Përballë konkurrencës nga Kina, India, Rusia apo fuqitë e tjera në zhvillim, Amerika mund ta ketë të pamundur të ndalë spiralen e saj rënëse. Retorika inkoherente dhe programi i vrazhdë politik i kandidatit për President Mitt Romney, premton një përshpejtim të rënies. Nga ana tjetër as Presidenti Obama, me elokuencën e tij verbale, nuk ka qenë në gjendje të ndalë rrëshkitjen. Bota Arabe po çel, një epokë e re ka filluar. Ky është një sfond, kundrejt së cilës administrata amerikane duhet të
vlerësojë bindjet e saj, zgjedhjet e saj, prioritetet e saj dhe më urgjentja, miqtë e saj./ardhmeria

Tarik Ramadan
Pershtati: Ervin Hakorja

 

*Shkrimi paraqet opinionin e autorit, i cili jo domosdoshmerisht paraqet edhe qendrimet e redaksise kohaislame.com.

Artikulli paraprakBrahimi: Kriza në Siri përbën rrezik për paqen në botë
Artikulli vijuesDialogu teknik nuk vazhdon pa zbatimin e marrëveshjeve