Veteranët dhe Invalidët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të protestojnë të hënën në shenjë pakënaqësie ndaj vendimeve të Qeverisë, pasi një pjesë e tyre ende nuk i kanë marrë pensionet.
Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi ka thënë se veteranët ndjehen shumë të zhgënjyer dhe janë të vendosur të protestojnë duke mos përjashtuar edhe mundësinë se protesta mund të eskalojë.
Krahas veteraneve, janë edhe mbi 1 mijë invalidë të cilët nuk po i gëzojnë pensionet e tyre. E gjithë kjo ngase nuk kanë përfunduar procedurat e tyre për t’iu lëshuar vërtetimet për të aplikuar për pension.