Dasmat me armë

Nuk ka të ndalur përdorimi i armëve të zjarrit nëpër dasma dhe ahengje të ndryshme familjare në Kosovë. Megjithëse Policia e Kosovës shumë herë ka apeluar tek qytetarët që të mos përdorin armë në të tilla raste, që të mos kthehet gëzimi familjar në tragjedi, kjo dukuri ka vazhduar edhe këtë vit, me fillimin e “sezonit” të dasmave. Sipas Policisë, deri më tani janë evidentuar dy raste të plagosjeve si pasojë e shkrepjes së plumbave nëpër ahengje familjare.

 Ndërkohë, policia paralajmëron edhe masa ndëshkuese ndaj personave që prishin rendin dhe qetësinë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka theksuar se në kuadër të planit zhvillimor strategjik për periudhën kohore 2011-2015, Policia e Kosovës ka paraparë një objektivë të veçantë në domenin e sigurisë publike. Sipas tij, është hartuar plani operativ policor i cili ka të bëjnë me sezonin veror, përmes së cilit parashihet edhe parandalimi i përdorimit të armëve të zjarrit, kryesisht të tyre që përdorën nëpër ahengje dhe ceremoni të ndryshëm festive.

“Policia e Kosovës ka arritur që të konfiskoj 13 armë që janë përdorur kryesisht nëpër ahengje”, ka thënë Kelani për “KosovaPress”. “Si pasojë e përdorimit të armëve të zjarrit, këtë vit, deri në këto momente, janë raportuar dy raste ku dy viktima kanë pësuar lëndime apo kanë marrë plagë nga plumbat që vijnë nga ajri. Njëri rast ka ndodhur në rajonin e Skenderajt dhe rasti tjetër në rajonin e Lipjanit”.

Sikurse viteve të tjera, policia bëri të ditur se ka filluar edhe me fushatën senzibilizuese për opinionin e gjerë se përdori i armëve të zjarrit është veprimtari e kundërligjshme. Andaj, apelohet që qytetarët të festojnë në mënyrë të dinjitetshme – pa armë.

“Përdorimi i tyre sjell pasoja, siç është rasti në Lipjan, ku një fëmijë i moshës 13-vjeçare – në ambient të jashtëm, duke i ruajtur bagëtitë – plagoset nga plumbi i cili ka ardhur nga ajri”, ka thënë Kelani.kohaislame

Artikulli paraprakDual Core vs Quad Core
Artikulli vijuesPolicia e Kosovës konfiskon mbi 250 kg substanca narkotike