Një agjent veteran i CIA-s pretendon se ka dëshmi se Adolf Hitler falsifikoi vdekjen e tij dhe më pas iku në Amerikë Jugore.
Lideri nazist zyrtarisht njihet se ka bërë vetëvrasje bashkë me gruan e tij Eva Braun në bunkerin e tij në fund të Luftës së Dytë Botërore.
Por Bob Bear dhe ekipi i tij kanë siguruar disa dokumente të papara më herët për të cilat ai thotë që tregojnë se “njeriu më i keq në histori” në fakt i mbijetoi edhe pushtimit të Berlinit dhe më gjerë.
Për më tepër ai pretendon se Hitleri iku në Argjentinë – së pari me aeroplan Luftwaffe dhe më pas nëpërmjet një nëndetëse e cila e mori atë nga Ishujt Kanarie.
Atje, pretendon atje, ai synonte të udhëhiqte një kompleks të sigurt ushtarak. Këto zbulime të Bob dhe të ekipit të tij do të hulumtohen në një seri të re televizive të quajtur “Hunting Hitler” për History Channel – që do të fillojë nga 16 janari./kumti.com