Vetëvendosje: Jemi për opozitë të bashkuar, por jo nëse flirtohet me pushtetin

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm. Përveç aderimit të Donika Kadaj-Bujupi, Lëvizja Vetëvendosje ka lëshuar edhe një deklaratë rreth qëndrimit karshi partive tjera opozitare.

Vetëvendosje ka vendosur që mbajë hapur kanalin e bashkëpunimit edhe me AAK-në dhe NISMA-në.

Madje Vetëvendosje është në gjendje që të marrë pjesë edhe në protestën e AAK-së me 14 maj nëse kjo bëhet me disa kushte. Vetëvendosje ka propozuar që të krijohet një alternativë e qartë kundër regjimit siç e quajnë ata duke bërë thirrje për bashkim të opozitës me individë e organizata të shoqërisë civile.

Megjithatë para se të marr një vendim Vetëvendosje ka bërë të qartë nj gjë.

“Me koketime dhe flirtime eventuale me partitë e pushtetit nuk do ketë sukses kauza opozitare dhe nuk do të ndalet e keqja në Kosovë nëpërmjet bisedimeve të fshehta me shkaktarët e krizës. Ky pushtet ka arritur në përmasat e një regjimi autoritar dhe si i tillë ai duhet të dorëhiqet apo të hiqet. Duhet të sqarohen flirtimet me partitë në pushtet para se të vazhdojmë me veprimin e përbashkët opozitar, që do të manifestohej me protesta”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e Vetëvendojses./Zeri.

Lexoni deklaratën e plotë të Lëvizjes Vetëendosje:

Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes VETËVENDOSJE! mbështet fuqishëm përpjekjen e Kryesisë së Lëvizjes për të forcuar bashkimin e opozitës dhe shoqërisë civile në rezistencën e pakompromis ndaj kësaj qeverie dhe projekteve të saj të dëmshme për Kosovën. Këshilli i Përgjithshëm kërkon vazhdimin edhe më intenziv të përpjekjes për të krijuar një Alternativë të bashkuar e cila do të përfshinte VETËVENDOSJE!-n, AAK-në, NISMA-n dhe personat e organizatat e interesuara të shoqërisë civile që nuk pajtohen me këtë gjendje. Kjo do të kthente shpresën që në Kosovë qeverisja ndryshe është e mundshme dhe do të ndikonte fuqishëm në mobilizimin e qytetarëve për ta rrëzuar qeverinë aktuale.

Prandaj, Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes VETËVENDOSJE! nxjerr përfundimet që para se të vendoset e diskutohet në lidhje me pjesëmarrjen e VETËVENDOSJE!-s në protestën e paralajmëruar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është e rëndësishme që:

1. Të krijohet Alternativa e bashkuar, e cila përveç që do të ofronte alternativë të qartë kundër regjimit që po e kundërshtojmë, do të forconte jashtëzakonisht shumë kampin e rezistencës dhe do të prodhonte protesta masive e të fuqishme. Bashkimi i opozitës me individë e organizata të shoqërisë civile do të ngjallte shpresë tek qytetarët dhe do t’i nxirrte ata në rrugë me entuziazëm e vendosmëri për ta rrëzuar qeverinë.

2. Me koketime dhe flirtime eventuale me partitë e pushtetit nuk do ketë sukses kauza opozitare dhe nuk do të ndalet e keqja në Kosovë nëpërmjet bisedimeve të fshehta me shkaktarët e krizës. Ky pushtet ka arritur në përmasat e një regjimi autoritar dhe si i tillë ai duhet të dorëhiqet apo të hiqet. Duhet të sqarohen flirtimet me partitë në pushtet para se të vazhdojmë me veprimin e përbashkët opozitar, që do të manifestohej me protesta.
Historia e ngecjes dhe dështimeve po përsëritet në Kosovë.

Në pushtet janë ata që për interesat personale po shesin e falin çdo gjë publike. Po e privatizojnë ekonominë, po rrudhin territorin dhe po reduktojnë sovranitetin shtetëror. Në burgje e procese gjyqësore i kemi ata që po kërkojnë që Republika e Kosovës të jetë vërtetë dhe të funksionojë si Republikë e vërtetë sovrane dhe demokratike. Rrënimi politik, ekonomik dhe social i Republikës së Kosovës po vazhdon të thellohet. Paralajmërimet për ringjallje të “Zajednicës” dhe zbatim të demarkacionit po shpeshtohen.

Qeveria shpërblen Serbinë, kastën profitere sunduese, familjet e kryeministrit e ministrave, vëllezërit e presidentit dhe militantët partiakë. Ndërkaq, papunësia po rritet, rinia po e braktisë Kosovën dhe rezistenca opozitare po përndiqet me polici e gjyqe.

Kryeministri, zyrtarët e tij dhe djemtë e tij po i trashin lidhjet biznesore me Mishkoviqin dhe biznesmenët tjerë nga Serbia, po i hapin rrugë shovenizmit dhe revanshizmit serbomadh, që na vjen në Kosovë në formën e politikanëve që futen këtu dhe promovojnë hapur idenë se “Kosova është djep i Serbisë”, kurse në anën tjetër, po deporton dhe ua ndalon hyrjen në Kosovë aktivistëve nga Shqipëria të cilët me përkushtim, ndershmëri, vendosmëri e sakrificë po e mbrojnë Republikën tonë.

Përballë kësaj situate të rëndë dhe në keqësim të mëtejshëm, bashkimi gjithëpopullor është i domosdoshëm. Gjithë forcat progresive të shoqërisë duhet të mblidhen e bashkohen, sepse vetëm bashkimi do t’i jap fund të keqes.

Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, i mbledhur më 17 prill 2016, nxjerr përfundimet e mëposhtme:

1. Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes VETËVENDOSJE! mbështet fuqishëm përpjekjen e Kryesisë së Lëvizjes për të forcuar bashkimin e opozitës dhe shoqërisë civile në rezistencën e pakompromis ndaj kësaj qeverie dhe projekteve të saj të dëmshme për Kosovën. Këshilli i Përgjithshëm kërkon vazhdimin edhe më intenziv të përpjekjes për të krijuar një Alternativë të bashkuar e cila do të përfshinte VETËVENDOSJE!-n, AAK-në, NISMA-n dhe personat e organizatat e interesuara të shoqërisë civile që nuk pajtohen me këtë gjendje. Kjo do të kthente shpresën që në Kosovë qeverisja ndryshe është e mundshme dhe do të ndikonte fuqishëm në mobilizimin e qytetarëve për ta rrëzuar qeverinë aktuale.

2. Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes VETËVENDOSJE! mirëpret dhe vlerëson edhe iniciativën e ditëve të fundit, për një koalicion progresist ku do të përfshiheshin subjektet dhe individët që mbështesin koneptet socialdemokrate dhe liberale në politikë dhe qëllimi i së cilës Alternativë do të ishte: demokracia shoqerore, përballë shtetit autoritar; integrimi i vërtetë i serbëve përballë ndarjes etnike dhe shtrirjes së kontrollit të Serbisë në Kosovë; ekonomia e zhvilluar që bazohet tek prodhimi përballë privatizimit abuziv të ekonomisë; çlirimi i institucioneve dhe ndërmarrjeve publike përballë kapjes së shtetit nga koalicioni PDK-LDK-Srpska; drejtësia shoqërore përballë padrejtësisë shtetërore dhe diskriminimit; etj. Një koalicion i tillë paravajtës, do të sillte frymë emancipuese në Kosovë.

Si pasojë e gjendjes së rëndë të krijuar dhe në funksion të zgjidhjes, normalizimit dhe konsolidimit të përgjithshëm kombëtar e shoqëror, protestat janë të domosdoshme dhe të pashmangshme. Qytetarët nuk do të durojnë pafundësisht këtë gjendje dhe rrjedhimisht do të organizohen e mobilizohen. Lëvizja VETËVENDOSJE! si subjekti që ka organizuar më së shumti protesta në Kosovën e pasluftës, e mirëpret çdo protestë që organizohet në Kosovë. Por, gjendja në Kosovë nuk do të përmirësohet pa rrëzimin e kësaj qeverie. E largimi i saj nuk do të bëhet asnjëherë përmes koketimit me partitë në pushtet, por përmes rezistencës qytetare të vendosur e të pakompromis.

Prandaj, Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes VETËVENDOSJE! nxjerr përfundimet që para se të vendoset e diskutohet në lidhje me pjesëmarrjen e VETËVENDOSJE!-s në protestën e paralajmëruar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është e rëndësishme që:

1. Të krijohet Alternativa e bashkuar, e cila përveç që do të ofronte alternativë të qartë kundër regjimit që po e kundërshtojmë, do të forconte jashtëzakonisht shumë kampin e rezistencës dhe do të prodhonte protesta masive e të fuqishme. Bashkimi i opozitës me individë e organizata të shoqërisë civile do të ngjallte shpresë tek qytetarët dhe do t’i nxirrte ata në rrugë me entuziazëm e vendosmëri për ta rrëzuar qeverinë.

2. Me koketime dhe flirtime eventuale me partitë e pushtetit nuk do ketë sukses kauza opozitare dhe nuk do të ndalet e keqja në Kosovë nëpërmjet bisedimeve të fshehta me shkaktarët e krizës. Ky pushtet ka arritur në përmasat e një regjimi autoritar dhe si i tillë ai duhet të dorëhiqet apo të hiqet. Duhet të sqarohen flirtimet me partitë në pushtet para se të vazhdojmë me veprimin e përbashkët opozitar, që do të manifestohej me protesta.

Sot, kur Kosova po rrezikohet nga brenda e nga jashtë, bashkimi i kundërshtarëve të kësaj qeverie është i domosdoshëm. Lëvizja VETËVENDOSJE! është e gatshme që të angazhohet pa kursim dhe me vetëmohim e sakrificë, për ta mundësuar dhe funksionalizuar këtë bashkim.

U bëjmë thirrje për angazhim e mobilizim, të gjithë shqiptarëve që e kuptojnë dhe nuk duan ta durojnë tradhëtinë që po u bëhet kundër kombit e vlerave të tij, kundër Republikës dhe idealeve tona. Vetëm përmes bashkimit do të mund t’i realizojmë edhe synimet që duken të pamundshme.

Artikulli paraprakVuçiç vlerëson si të rrezikshme për rajonin situatën në Maqedoni
Artikulli vijuesLidhjet e Blerim Devollit shtrihen deri në Karaibe